LAJMI I FUNDIT:

Me emoji të reja: Tired Smiley, Harp dhe Shovel

Me emoji të reja: Tired Smiley, Harp dhe Shovel

Shtatë emoji të reja janë shtuar në katalogun e standardizuar dhe janë të destinuara për platforma dhe pajisje të ndryshme.

Konsorciumi Unicode, organi përgjegjës për standardizimin e emoji-ve, ka shtuar shtatë emoji shtesë në katalogun e tij. Ato janë të destinuara për iOS, Android dhe pajisje të tjera.

Periudha e shqyrtimit beta për Unicode 16.0 zgjat deri më 2 korrik, pas së cilës emojit duhet të miratohen zyrtarisht.

Në mesin e emoji-ve që po standardizohen, ka një buzëqeshje – e cila tregon një fytyrë të lodhur ose pa gjumë, të torturuar.

Ka gjithashtu harpë, lopatë, gjurmë gishtash, pemë pa gjethe, ujë të derdhur dhe emoji me rrepkë.

Pritet që standardizimi të jetë disa muaj larg, pasi kompani si Apple, Microsoft dhe Google të krijojnë dizajnët e tyre për këto emoji. /Telegrafi/