Artistja e famshme botërore me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, është e pëlqyer nga miliona fansa në mbarë globin për muzikën e saj.

Ajo është një këngëtare dhe autore këngësh të famshme, teksa prodhimet e saj muzikore pëlqehet nga të gjitha moshat.


Siç shumë kush mund të mendojë se Rexha është e pëlqyer vetëm nga të rinjtë - duket se në fakt ajo ka një impakt të madh edhe te moshat e vjetra.

Beb4

Këtë gjë e ka bërë të ditur së fundmi përmes një videoje të publikuar në Instagram, e cila ka ardhur asaj dhuratë nga fansat.

Bëhet fjalë për dy adoleshentë vëlla e motër dhe gjyshin e tyre 67-vjeçar, i cili duket se është fans i zjarrtë i artistes shqiptare.

"Përshëndetje Bebe, unë jam një fans i yti, e dua muzikën tënde dhe zërin tënd, dhe e di që nipi dhe mbesa ime çmenden pas teje", thotë në video 67-vjeçari.

Ndërkohë, më pas në video inkuadrohet edhe nipi i tij, i cili i tregon këngëtares si gjyshi i tij po dëgjon këngët e saj

"Hey çkemi Bebe, ky është gjyshi im dhe ai është fans i yti. Aktualisht ai është duke dëgjuar këngën "I'm gonna show you crazy", thotë i vogli.

Bebe Rexha duket se nuk i mbajti emocionet teksa publikoi këtë video, duke shkruar në mbishkrimin e saj: "Kjo është dashuri". /Telegrafi/

beb6