Emma Roberts është shtatzënë me fëmijën e saj të parë.

Aktorja 29-vjeçare zbuloi në rrjetet sociale se po pret një djalë me të dashurin e saj, aktorin Garrett Hedlund.


"Unë ... dhe dy meshkujt e mi të preferuar", Roberts ia vuri mbishkrimin një fotografie në Instagram me dy 'emoji' të zemrës blu.

Tezja e saj, fituesja e çmimit ‘Oscar’ Julia Roberts komentoi, “Ju dua”.

Ndërsa shoqja e saj njëherësh nëna e re Lea Michele tha, “Ti do jesh një nënë e mrekullueshme. Të dua Em!”.

Ylli i "Scream Queens" dhe ylli i "Triple Frontier" janë vërejtur shumë herë në Neë York dhe Los Angeles që nga fillimi i marrëdhënies së tyre.

Çifti nisën lidhjen e tyre në mars të vitit 2019.

Në vitin 2013, dyshja patën disa probleme kur Roberts u arrestua me akuzën e dhunës në familje. Dikush e thirri policinë për të raportuar një përleshje në dhomën e hotelit të çiftit, njoftoi TMZ.

Peters zgjodhi të mos ngrejë akuza, sipas MTV News.

garrett hedlund and emma roberts are seen on august 10 2019 news photo 1593201401 Emma Roberts dhe Garrett Hedlund (Foto: Getty Images/Guliver)

Peter i propozoi Roberts pesë muaj pas arrestimit të saj dhe të njëjtit u ndanë dy herë - një herë në 2015 dhe një herë në 2016 - para ndarjes së tyre më të fundit në 2019.

Ndërkohë, Hedlund më parë ishte në takim me aktoren Kirsten Dunst nga 2011 deri në 2016. /Telegrafi/