LAJMI I FUNDIT:

Emisarët e kancelares Merkel dhe presidentit Macron të hënën në Kosovë

Emisarët e kancelares Merkel dhe presidentit Macron të hënën në Kosovë
Bundeskanzlerin Angela Merkel (CDU) empfängt den französischen Präsidenten Emmanuel Macron am 15.05.2017 in Berlin. Foto: Kay Nietfeld/dpa Foto: Kay Nietfeld/dpa +++(c) dpa - Bildfunk+++

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tashmë kanë filluar përgatitjet për Samitin e Parisit. Të hënën në Prishtinë do të zbarkojë një delegacion i lartë gjerman e francez, të cilët do të takohen me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, kreun e Kuvendit, Kadri Veselin dhe dy udhëheqësit e ekipit negociator, Shpend Ahmetin dhe Fatmir Limajn.

Sipas burimeve diplomatike në Kosovë me 3 qershor do të vijnë Alexandre Adam – këshilltar për Evropën i presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe kreu i Misionit për Ballkan dhe Evropë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Francës, Thomas Bertin.

Bashkë me delegacionin francez, do të vijnë edhe dy zyrtarë të lartë gjerman, Matthias Luttenberg, kreu i departamentit për Marrëdhënie Bilaterale për Evropë Jugore dhe Lindje të Mesme nga zyra e kancelares gjermane, Angela Merkel dhe Chrstian Hellbach, i dërguar i posaçëm për Evropën Juglindore nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, shkruan Gazeta Express.


Ky delegacion franko-gjerman, siç mësohet nga gazeta nuk do të takohet fare me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Në këto takime që do të zhvillohen në Prishtinë të hënën, do të diskutohet për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që do të provohet të riniset në Samitin e Parisit në Francë që do të mbahet me 1 korrik të këtij viti.

Samiti i Parisit është një vazhdimësi i takimit të mbajtur në Berlin, megjithatë në Francë me ndërmjetësimin e kancelares Merkel dhe presidentit Macron, do të ketë një takim vetëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pa praninë e ndonjë shteti tjetër.

Përveç presidentit Thaçi dhe kryeministrit Haradinaj, në Paris do të udhëtojnë edhe dy krerët e delegacionit kosovar, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti.

Ndërkohë Haradinaj përpara se të udhëtojë për në Samitin e Parisit, do të takohet me 6 qershor në Berlin me kancelaren gjermane Angela Merkel. Temë kyçe e këtij takimi do të jetë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërkohë do të diskutohet edhe për raportet bilaterale Gjermani-Kosovë.

Në Samitin e Parisit, në tavolinën e dialogut nuk do të jetë tema e korrigjimit të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve, që u bë publike në Forumin e Alpbact në Austri në fundvitin e kaluar, nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Deputet të CDU-së së kancealres gjermane, pas përfundimit të Samitit në Gjermani, janë shprehur të lumtur që ideja për prekje të kufijve kishte marrë fund, dhe se në Paris, palët do të diskutonin pa një ide të tillë të rrezikshme në tavolinë.

E kryeministri Ramush Haradinaj, teksa ka komentuar inicaitivën gjermano-franceze, pas Samitit të Berlinit, kishte thënë se tashmë nuk do të ketë dialog të Mogherinit dhe se bisedimet Prishtinë-Beograd i kanë në dorë kancealrja gjermane, Angela Merkel, dhe preisdneti i Francës, Emmanuel Macron.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori