LAJMI I FUNDIT:

Emiratet e Bashkuara Arabe i dhurojnë Kosovës 25 milionë dollarë për ndërtimin e spitalit të fëmijëve

Emiratet e Bashkuara Arabe i dhurojnë Kosovës 25 milionë dollarë për ndërtimin e spitalit të fëmijëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Emiratet e Bashkuara Arabe do t’ia dhurojnë Kosovës 25 milionë dollarë për ndërtimin e një spitali për fëmijë.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, me ç’rast ministri arab e informoi kryeministrin Kurti se Emiratet e Bashkuara Arabe do të dhurojnë 25 milionë dollarë për një spital të ri të fëmijëve në Kosovë.


“Kurti shprehu mirënjohjen për këtë kontribut, që do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e shumë fëmijëve në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, Kurti dhe ministri arab kanë biseduar për avancimin dhe forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe./Telegrafi/