LAJMI I FUNDIT:

Emigranti shqiptar shpëton të tjerët nga zjarri që atij ia merr tërë pasurinë

Emigranti shqiptar shpëton të tjerët nga zjarri që atij ia merr tërë pasurinë

Një shqiptar i ri ka shpëtuar qendrën e refugjatëve nga një katastrofë e vërtetë. Por, me këtë rast ai vetë ka humbur gjithë çfarë ka pasur, shkruan waz.de.

Siç pohon Policia në Hagen, në mbrëmjen e të premtes, ai e ka shpëtuar nga vdekja një grua 27-vjeçare nga Taxhikistani, e cila i kishte vënë zjarrin dhomës së saj dhe donte të vetëvritej.


Shqiptari, i cili jeton me gruan dhe djalin e tij nëntëmuajsh në një banesë me kuzhinë të përbashkët, kishte dëgjuar thirrjet e gruas dhe kishte shkruar për t`i ofruar ndihmë, duke e evituar katastrofën.

“Ai ia ka shpëtuar jetën asaj”, thotë pastori i kishës protestante lokale, Thomas Gerlach.

Ndërkohë, gruaja e cila ka pësuar lëndime në krah është duke u shëruar në spital dhe nuk është në rrezik jete. Por, shpëtimtari i jetës së saj me gjithë familjen, ka humbur gjithçka që ka pasur, pasi që i është djegur banesa. Për këtë arsye, pastori Gerlach ka iniciuar një aksion për të ndihmuar shqiptarin e ri. Ai ka vendosur kontakt me Caritasin për të organizuar dhurimin e artikujve ushqimorë, veshmbathjes dhe mbulesave për shtretër.

“Familja e dëmtuar nuk ka nevojë për shumë gjëra”, thotë prifti. “Por aktualisht ajo nuk ka asgjë fare”.

Shpëtimtari nuk kishte mundur të shpëtonte as telefonin e tij celular nga banesa për t`i telefonuar punëdhënësit të vet të ri në qytetin fqinj se për shkaqe objektive nuk mund të shkonte në punë atë ditë. /albinfo.ch/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori