Kanë kaluar gjashtë muaj kur Unai Emery është shkarkuar nga pozita e trajnerit te Arsenali.

Trajneri spanjoll është rikthyer të flas për të kaluarën e tij me Topçinjtë, ku ka zbuluar shumë gjëra për Daily Mail.


Njëra nga gjërat që ka bërë më shumë bujë është edhe marrëdhënia e tij me mesfushorin turko-gjerman Mesut Ozil.

Emery ka thënë se ka biseduar shumë me mesfushorin, duke u munduar për ta rikthyer në formën e mëparshme, por që nuk ia ka dalë.

0 GettyImages 1170849085

“Kam biseduar shumë me Ozilin, pasi kam dashur ta ndihmojë. Ndonjëherë luante mirë dhe ndonjëherë keq. Ai duhet të bëhet më kritik, të përmirësojë qëndrimin dhe angazhimin e tij”.

“Unë u përpoqa ta ndihmojë atë me gjithë forcën time, pasi kam dashur që ai të luaj gjithmonë”, deklaroi Emery.

48-vjeçari ka zbuluar se kishte në plan ta bënte Ozilin kapiten para se të emëronte Granit Xhakën.

“Unë mendoja ta bëjë atë kapiten, por shokët e skuadrës nuk e donin atë dhe kështu shiriti shkoi për Granit Xhakën. Nuk ishte vendimi im, por i lojtarëve për mos ta bërë Ozilin kapiten”, tha Emery.

Arsenal boss Unai Emery Mesut Ozil and Granit Xhaka 1200495

Ozil është pjesë e Arsenalit që nga viti 2013, por nuk ka arritur të mbajë gjatë formën e tij të mirë.

Pas shtatë viteve qëndrim në Londër, Ozil pritet të largohet këtë verë dhe skuadra e tij e ardhshme pritet të jetë Fenerbahce. /Telegrafi/

telegrafi sport app