LAJMI I FUNDIT:

Emery: Kam admirim të madh për Wengerin, ai mund ta menaxhoj PSG-në

Emery: Kam admirim të madh për Wengerin, ai mund ta menaxhoj PSG-në
Arsene Wenger - Unai Emery (Getty Images)

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka vendosur të largohet nga Arsenali në fund të sezonit dhe është përfolur si pasues i Unai Emeryt në Paris Saint-Germian.

Sipas gazetës franceze L’Equipe, Wenger do të ishte trajner ideal për PSG-në, nëse parisienët do të shkarkonin trajnerin aktual Emery.

Vetë spanjolli madje foli për Wengerin si pasuesin e tij të mundshëm, duke thënë se menaxheri i Arsenalit i përshtatet skuadrës nga Parc des Princes dhe e admiron si njeri dhe trajner.


PSG dhe Monaco e kontaktojnë Arsene Wengerin
Lexo po ashtu PSG dhe Monaco e kontaktojnë Arsene Wengerin

“Ai është një referencë për botën e futbollit dhe të trajnerëve. Ai i ka dhënë frymëzim këtij sporti”, ka thënë fillimisht Emery në një konferencë shtypi.

Njëra nga mbledhjet në Nyon të Zvicrës me trajnerët më të mirë në botë (Getty Images)

“Çdo vit, një grumbull trajnerësh takohen në Nyon dhe Wenger është një referencë për të gjithë ne”.

“Ai gjithmonë ka folur mirë për mua”.

Wenger largohet në verë, këta janë gjashtë emrat që bastoret i shohin favoritë për ta zëvendësuar francezin
Lexo po ashtu Wenger largohet në verë, këta janë gjashtë emrat që bastoret i shohin favoritë për ta zëvendësuar francezin

“Kam admirim të madh për të si një person dhe si trajner”.

“Ai ka kualitetin dhe përvojën për të trajnuar skuadrat më të mira në botë, sikurse PSG”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ndërkombëtare
A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

Serie A
Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

La Liga
Zbulohet arsyeja pse Messi ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Inter Miamit

Zbulohet arsyeja pse Messi ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Inter Miamit

Ndërkombëtare
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Ancelotti ka një mesazh për tifozët pas ankesave për lojë të dobët ndaj Rayo Vallecanos

Ancelotti ka një mesazh për tifozët pas ankesave për lojë të dobët ndaj Rayo Vallecanos

La Liga
Kalo në kategori