LAJMI I FUNDIT:

Emerson: Jam i gatshëm të luaj për Barcelonën

Emerson: Jam i gatshëm të luaj për Barcelonën

Emerson është i gatshëm që të largohet nga Real Betisi dhe të kalojë te Barcelona, por vetëm nëse këta të fundit paguajnë 50 për qind të shumës së mbetur.

Mbrojtësi brazilian kaloi në verën e vitit të kaluar te skuadra spanjolle, por me një opsion që të luajë pas një sezoni në Camp Nou.

Dy klubet i paguan Atletico Minieros 12.7 milionë euro për transferimin e 21-vjeçari, derisa Emerson kaloi te Betisi, me Barcelonën që do të ketë të drejtën për ta blerë atë.


Kushtet aktuale e lejojnë Barcelonën që të blejë lojtarin për gjashtë milionë euro, në mënyrë që t’i blejë të drejtat mbi lojtarin nga Betisi.

Emerson ka thënë se ai është i gatshëm që të kalojë te Barcelona, duke u befasuar me veten që shansi i tij të luajë në nivele të larta ka arritur shpejtë.

“Nuk e mendoja se do të luaja kaq shpejtë në nivele të larta, kjo është pjesa më e bukur e jetës time”, ka thënë ai.

“Gjërat shkuan shumë shpejtë, por unë jam i gatshëm që të luajë për skuadrën e parë të Barcelonës”, ka shtuar më tej Emerson.

Junior Firpo do të largohet në këtë verë nga katalunasit, e që brazilianit do t’i jepet shansi që të tregojë veten. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Për pak sa nuk e shitën në verë, tani Barcelona po shpejton për rinovimin e kontratës së Raphinhas

Për pak sa nuk e shitën në verë, tani Barcelona po shpejton për rinovimin e kontratës së Raphinhas

La Liga
Kalo në kategori