LAJMI I FUNDIT:

Emërohet ambasador i Shqipërisë në Kosovë, Malaj: Marrëdhëniet mes dy vendeve janë të natyrës strategjike, mirë u takofshim në Prishtinë

Emërohet ambasador i Shqipërisë në Kosovë, Malaj: Marrëdhëniet mes dy vendeve janë të natyrës strategjike, mirë u takofshim në Prishtinë

Aktori i njohur Petrit Malaj ka reaguar sot pas publikimit të dekretit për emërimin e tij si ambasador i ri i Shqipërisë në Kosovë.

Në një postim në Facebook, Malaj u shpreh i nderuar nga propozimi i Kryeministrit Edi Rama dhe dekretimi i Presidentit Bajram Begaj për të qenë ambasadori i ri në Kosovë.


“Në lutjen që i drejtoj Zotit për të qenë të gjithë bashkë triumfues në këtë sfidë profesionale, patriotike, shtetërore e shpirtërore që nuk ka asnjë shans tjetër përveçse të jetë e fituar në emër të gjithë shqiptarëve, i falënderoj për besimin e dhënë”, ka shkruar Malaj.

“E cilësoj këtë detyrë si të veçantë ndaj nuk do ndalem në asnjë mur apo pengesë që mund të më dalë përpara, për të çuar më tej zhvillimet aktuale, që përkthehen në zhvillim të përbashkët të qytetarëve tanë”, shtoi ai.

Aktori i mirënjohur Petrit Malaj emërohet ambasador i ri i Shqipërisë në Kosovë
Lexo po ashtu Aktori i mirënjohur Petrit Malaj emërohet ambasador i ri i Shqipërisë në Kosovë

“Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi Shqipëri – Kosovë, domosdoshmërisht janë të natyrës strategjike, me rëndësi të patjetërsueshme dhe me një rol unik për stabilitetin, sigurinë, zhvillimin e qëndrueshëm dhe perspektivën euroatlantike të dy vendeve dhe gjithë rajonit. Suksesi i këtij misioni nuk është i lidhur me asnjë emër individi, por është detyrimi fisnik i çdo shqiptari. Mirë u takofshim në Kosovë”, ka thënë në përfundim të postimit Malaj.

Aktori i njohur për shumë role në filmat shqiptar do të zëvendësoj ambasadorin e deritanishëm Qemajl Minxhozi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Lajme
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Lajme
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

Lajme
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Lajme
Kalo në kategori