LAJMI I FUNDIT:

Aktori i mirënjohur Petrit Malaj emërohet ambasador i ri i Shqipërisë në Kosovë

Aktori i mirënjohur Petrit Malaj emërohet ambasador i ri i Shqipërisë në Kosovë

Aktori i mirënjohur në kinematografinë shqiptare, Petrit Malaj është emëruar me një dekret nga Presidenti Bajram Begaj si ambasador i ri i Shqipërisë në Republikën e Kosovës.

I lindur në Vlorë, aktori i njohur për shumë role në filmat shqiptar do të zëvendësoj ambasadorin e deritanishëm Qemajl Minxhozi.


Malaj është aktori i njohur për publikun shqiptar, ku me personazhet e interpretuara prej tij ka fituar simpatinë e të gjithëve. Malaj ka luajtur krah figurave më të mëdha të filmit shqiptar. Figura ikonike të ekranit dhe teatrit, të cilët janë krenaria e artit shqiptar si: Sandër Prosi, Kadri Roshi, Robert Ndrenika, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Ndrek Luca, Timo Flloko, Kastriot Çaushi, e shumë artistë të tjerë dhe regjizorë të talentuar.

Petrit Malaj të cilin e njohim ndryshe edhe si “Doktor Bardhyli”, së fundmi është aktivizuar edhe në politikë.

Ne vitin 1985, Malaj pas përfundimit të studimeve të larta dhe diplomimit me titullin “Aktor” në Shkollën e Lartë të Aktorëve “Aleksandër Moisiu” (sot Fakulteti i Artit Skenik ne Akademinë e Arteve, Tiranë), menjëherë emërohet pedagog në këtë Fakultet, njëkohësisht duke kryer kualifikimet pasuniversitare.

Gjate viteve 1995-2000 ndjek specializimet dhe stazhet profesionale në Shkollën Ndërkombëtare të Teatrit “Jacques Lecoq”, Paris (France), në Shkollën e Teatrit Murcia (Spanjë), në Departamentin e Shtetit Amerikan për Administrim-Menaxhim të Teatrit dhe të shkollave teatrore, si dhe organizimin dhe funksionimin e shkollave dhe kompanive teatrore, etj.

Në vitin 2004 i akordohet titulli ”Profesor”.

Begaj dekreton lirimin e tetë ambasadorëve dhe emëron shtatë të tjerë, zëvendësohet ambasadori në Kosovë
Lexo po ashtu Begaj dekreton lirimin e tetë ambasadorëve dhe emëron shtatë të tjerë, zëvendësohet ambasadori në Kosovë

Pas një eksperience të gjatë drejtimi si Shef i Seksionit “Edukimi Trupor”, si Dekan i Fakultetit të Artit Skenik (për 10 vite), dhe si Udhëheqës artistik i Teatrit të Akademisë së Arteve, Prof. Petrit Malaj zgjidhet Rektor i Akademisë së Arteve si rezultat i procesit zgjedhor ku morën pjesë stafi akademik, stafi joakademik dhe studentë të Akademisë së Arteve, duke u dekretuar më 8 janar 2008, nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Z.Bamir Topi, Rektor i të vetmit institucion artistik publik të arsimit të lartë në Shqipëri.

Petrit Malaj është anëtar i Bordit të Teatrit Kombëtar dhe i Këshillit Bashkiak të Tiranës. Për 3 vite (2003-2006) ka qenë Zv/Kryetar i Këshillit Drejtues – Radio Televizioni Publik Shqiptar.

Prof. Petrit Malaj është pjesëmarrës në shumë aktivitete periodike Evropiane dhe rajonale si festivale teatrore e filmike, konferenca e seminare, masterclass-e, workshope te ndryshme i angazhuar me cilësinë e pjesëmarresit, lektorit apo drejtuesit te sesioneve teoriko-profesionale (Lisbone, Shkup, Prishtine, Udine, Sofie, Sibiu, Badajoz, Lecce, L’Aquila, Pescara, etj).

Si interpretues i janë dhënë një numër titujsh ku vecohen: medalja “NAIM FRASHËRI” akorduar nga Kuvendi i Shqipërisë, Medalioni i Festivalit në Festivalin e Pestë të Filmit Shqiptar, çmimi i dytë për aktorë per rolin në filmin “Kur hapen dyert e jetes”, si dhe te tjera diploma e dëshmi te ndryshme për aktivitetin krijues e shkencor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori