LAJMI I FUNDIT:

Emërohen anëtarët e komisioneve të përhershme të Këshillit Prokurorial të Kosovës

Emërohen anëtarët e komisioneve të përhershme të Këshillit Prokurorial të Kosovës

Këshilli Prokurorial i Kosovës, i drejtuar nga kryesuesi Jetish Maloku, ka zhvilluar takimin e 195-të me radhë, nën masat e mbrojtjes nga pandemia dhe përmes komunikimit në distancë, në të cilën ka miratuar një sërë aktesh dhe veprimesh nga fushat e përgjegjësive të tij.

Takimi i sotëm ka filluar me aprovimin e kërkesës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës për vazhdimin e mandatit të Udhëheqësit të Departamentit të Përgjithshëm dhe atij për të Mitur në këtë prokurori.


“Po ashtu, në këtë takim janë emëruar anëtarët e katër komisioneve të përhershme të KPK-së si në vijim:

– Komisioni për Çështje Normative përbëhet nga: Armend Zenelaj, kryesues, Bahri Hyseni dhe Ilir Morina, anëtarë.

– Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel përbëhet nga: Ariana Shajkovci, kryesuese, Haki Geci dhe Bedrie Syla-Alshiqi, anëtarë.

– Komisioni për Administrimin e Prokurorive përbëhet nga: Veton Shabani kryesues, Sevdije Morina dhe Jovo Radovic, anëtarë.

– Komisioni për Vlerësim të Performancës së Prokurorëve përbëhet nga: Ardian Hajdaraj, kryesues, Agron Qalaj dhe Enver Sokoli, anëtarë.

Takimi ka vazhduar me prezantimin e Planit të personelit administrativ për vitin 2021, i cili pas diskutimeve është aprovuar nga anëtarët e KPK-së”, thuhet në njoftim.

Po në këtë takim, para anëtarëve të KPK-së kanë prezantuar projektet e tyre që implementojnë në sistemin prokurorial të Kosovës partnerët nga Ambasada Amerikane, Zyra e BE-së në Kosovë dhe projektit i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

Në fund është mbajtur seancë dëgjimore për një rast disiplinor ndaj një prokurori të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, me ç’rast është marrë vendimi përkatës, i cili do të bëhet publik pasi që të bëhet përfundimtar, ashtu siç është i përcaktuar me ligj, si dhe është vazhduar transferimi i përkohshëm për dy prokurorë, një në Prokurorinë Themelore të Gjakovës dhe një në atë të Mitrovicës.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori