Ëmbëlsirë pa gluten me mollë dhe bajame

Një gatesë perfekte për ata që kujdesen për shëndetin
Përgatiteni lehtësisht këtë ëmbëlsirë të shijshme dhe të butë, ideale për çdo rast.
Përbërësit:
▪ 200 g miell MIX C, Schär▪ 55 g bajame të bluara▪ 3 vezë▪ 270 ml kos (i lëngshëm ose i trashë)▪ 1/2 pako pluhur për pjekje▪ 100 g gjalpë i zbutur▪ 1 lugë gjelle ekstrakt vaniljeje▪ 100 g sheqer▪ 1 pako sheqer vaniljeje▪ 120 g mollë të prera në kubikë
Përgatitja:
1. Në një enë vendosni gjalpin dhe të dy llojet e sheqerit. Rrihni mirë derisa masa të bëhet homogjene.
2. Shtoni vezët, vaniljen dhe kosin, dhe përzieni shkurtimisht. Më pas, gradualisht shtoni bajamet e bluara dhe miellin e përzier me pluhurin për pjekje. Në fund, shtoni mollët e prera në kubikë dhe përzieni.
3. Masën derdhni në një formë për pjekje me diametër 20 cm. Piqeni në furrë të parangrohur në 170°C për 45–50 minuta (varësisht nga fuqia e furrës suaj).
4. Kur ëmbëlsira të jetë gati, lëreni të ftohet plotësisht dhe sipas dëshirës spërkateni me sheqer pluhur.
Shijojeni, - transmeton Telegrafi.












































