Përbërësit:
Për çokollatën e bardhë:
▪ 120 gr gjalpë
▪ 250 gr biskota
▪ 380 gr çokollatë të bardhë
▪ 380 ml krem qumështi
▪ 750 gr krem djathi
▪ 1 shkop vanilje
▪ 60 gr sheqer pluhur
▪ 2 fletë xhelatine
Përgatitja: Përziejmë gjalpin me biskotat e thërrmuara dhe e pjekim për 10 min në 180 gradë. Ziejmë kremin e qumështit me vaniljen, shtojmë çokollatën e bardhë, pasi të ketë marrë një valë, shtojmë fletët e xhelatinës të zbutura për 5 min në ujë të ftohtë.
Përziejmë kremin e djathit me sheqerin pluhur dhe ia shtojmë çokollatës.
E vendosim në frigorifer për 2 orë. Në fund e hedhim në forma.
Për kremin e djathit me vanilje:
▪ 100 gr krem djathi
▪ 100 gr krem qumështi i rrahur
▪ 40 gr sheqer pluhur
▪ 1 shkop vanilje
Përgatitja: Rrahim në blender kremin e djathit me vaniljen dhe sheqerin pluhur, e përziejmë me krem qumështin e rrahur.
Për xhelin e mangos:
▪ 100 gr pure mango
▪ 100 ml shurup
▪ 2 fletë xhelatine të zbutura në ujë të ftohtë për 5 min
Përgatitja: Rrahim në blender purenë e mangos me shurupin dhe e vëmë në zjarr. Pasi të jetë nxehur i shtojmë fletët e xhelatinës. E kullojmë në një kullojëse dhe e vendosim në tepsi, e lëmë në frigorifer për 3 orë.
Sfera mangoje:
▪ 24 copa sfera mangoje të prera me lugën e parisienit
▪ 500 ml shurup
▪ 4 fletë menteje të prera hollë
Përgatitja: Ziejmë shurupin me mentën, i shtojmë sferat e mangos dhe e lëmë të ziejë për 6 min, e largojmë nga zjarri dhe e lëmë të ftohet.
Për pure mangoje:
▪ 200 gr mango e prerë hollë
▪ 200 ml ujë
▪ 10 gr xhinxher
▪ 80 gr sheqer
Përgatitja: Ziejmë në zjarr të lehtë të gjithë përbërësit së bashku. E rrahim në blender dhe e kullojmë në kullojëse. Dekorojmë dhe shërbejmë. E nxjerim nga format ëmbëlsirën dhe e vendosim në pjatë.
Vendosim sipër sferat e mangos, vendosim një lugë mus krem djathi dhe nga të dyja anët vendosim xhelin e mangos.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi