LAJMI I FUNDIT:

Elvis Bajram prej spitali në tubime partiake: Jeta në Maqedoni nuk ka ardhur

Elvis Bajram prej spitali në tubime partiake: Jeta në Maqedoni nuk ka ardhur

Kryetari aktual i Komunës së Shuto Orizares, Elvis Bajram, pas daljes nga spitali është drejtuar për në foltore të tubimeve partiake të partnerit të koalicionit të OBRM-PDUKM-së.

Para qytetarëve ai foli për pasojat që kishte nga përleshja fizike para disa ditëve. Djali i Amdi Bajram, tha se jeta në Maqedoni nuk ka ardhur të cilën e premton LSDM-ja, duke ju referuar pasojave nga përleshja e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për këtë mendoj se të gjithë më 15 tetor do t’i dënojmë dhe do të dalim në votim dhe nuk do të ketë rreth të dytë të votimeve në Shuto Orizare. Besoni se gjendja ime shëndetësore nuk është përmirësuar aspak, por jam këtu para jush t’ju lutem që të mbani llogari për atë që do të ndodh kur të tjerët vijnë në pushtet, atëherë fëmijët tuaj, familjarët do të frikësohen dhe do t’i rrahin ashtu si më rrahën mua”, tha Elvis Bajram.


Ndryshe, për përleshjen në Shuto Orizare MPB ngriti kallëzime për kundërvajtje ndaj disa personave, mes të cilëve edhe ndaj Elvis Bajram./Telegrafi/