LAJMI I FUNDIT:

Elshani: Shkon në 1,140 numri i veturave të regjistruara me RKS, në komunat e veriut të Kosovës

Elshani: Shkon në 1,140 numri i veturave të regjistruara me RKS, në komunat e veriut të Kosovës
Veton Elshani

Nga momenti kur Qeveria e Kosovës mori vendimin për zgjatjen e afatit për regjistrimin e automjeteve me targat ilegale serbe, deri më sot janë 1,140 vetura të qytetarëve të cilët kanë respektuar këtë vendim për konvertimin e targave në RKS.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani theksoi për Telegrafin se interesimi është gjithnjë në rritje e sipër.

“Numri i automjeteve të cilat janë regjistruar në RKS, që nga fillimi i nëntorit e deri tani ka shkuar në 1,140”, ka thënë Elshani.


Pos ditës së shtunë, po shqyrtohet mundësia që edhe të dielave të u mundësohet qytetarëve që dëshirojnë të konvertojnë targat RKS.

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës në mbledhjen e 28 tetorit, afati për regjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe është shtyrë deri më 1 dhjetor.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme ditë më parë ka njoftuar të gjitha personat që kanë automjete targa ilegale do të kenë mundësi të përfitojnë nga lehtësirat për regjistrim në targa RKS, deri më datë 1 dhjetor 2023.

Kjo përfshinë taksat doganore, taksën administrative në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, tarifën për targa dhe tarifën për pajisje me certifikatë të regjistrimit të Automjetit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori