LAJMI I FUNDIT:

Elshani nga Octopus: Milan Radoiçiq pjesëmarrës në sulmin terrorist, Lista serbe ka humbur legjitimitetin

Elshani nga Octopus: Milan Radoiçiq pjesëmarrës në sulmin terrorist, Lista serbe ka humbur legjitimitetin

Ditë më parë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e ka publikuar një video në të cilën shihet nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq në oborrin e Manastirit të Banjskës, në sulmin kundër Policisë së Kosovës në veri të vendit më 24 shtator.

E pas pjesëmarrjes së nënkryetarit të kësaj partie në sulmin ndaj Policisë janë ngritur zëra se kjo parti duhet të shpallet antikushtetuese.


Taulant Elshani, hulumtues i lartë në Institutin “Octopus” në një prononcim për Telegrafin ka thënë se Lista serbe nuk i përfaqëson interesat e serbëve lokal të Kosovës, sepse ky subjekt punon dhe operon me urdhra të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas tij, pas konfirmimit të pjesëmarrjes së nënkryetarit të Listës serbe, Milan Radoiçiq në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, Lista serbe e ka humbur legjitimitetin për të pretenduar të jetë parti aktive brenda sistemit politik e demokratik të Kosovës.

Siç u shpreh Elshani duhet të iniciohet një hetim parlamentar dhe penal i cili do të çonte në shpalljen e këtij subjekti politik si antikushtetues.

“Lista serbe në njërën anë punon sistematikisht në dëm të shtetit të Kosovës, duke i sabotuar institucionet legjitime të vendit, sistemin politik dhe duke qenë instrumenti kryesor për organizime të jashtëligjshme si p.sh në ngritjen e barrikadave dhe bllokimin e rrugëve në veri. Në anën tjetër Lista serbe nuk i përfaqëson interesat e serbëve lokal të Kosovës, sepse ky subjekt punon dhe operon me urdhra të Vuçiqit, dhe nuk e ka prioritet jetën dhe mirëqenien e serbëve të Kosovës.

Tani që u konfirmua edhe pjesëmarrja e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, (24/09/2023), ky i ashtuquajtur subjekt politik e ka humbur krejtësisht legjitimitetin për të pretenduar të jetë parti aktive brenda sistemit politik e demokratik të Kosovës. Unë besoj fuqishëm që tani më janë krijuar të gjitha kushtet që edhe formalisht të iniciohet një hetim parlamentar dhe penal i cili pashmangshmërisht do të çonte në shpalljen e këtij subjekti politik si antikushtetues”, ka vlerësuar Elshani.

Ai më tej tha se Lista Serbe si instrument i presidentit serb Aleksandar Vuçiq do të vazhdojë të jetë rrezik për sigurinë kombëtare.

Milan Radoiçiq në mesin e sulmuesve terroristë në veri, a duhet të shpallet Lista serbe organizatë terroriste?
Lexo po ashtu Milan Radoiçiq në mesin e sulmuesve terroristë në veri, a duhet të shpallet Lista serbe organizatë terroriste?
“]

“Ajo përfaqëson vetëm interesat e Serbisë në Kosovë, dhe është një entitet që i shërben planeve për destabilizimin e Kosovës dhe ambicieve për hegjemoni rajonale të presidentit aktual serb. Për më shumë, Lista Serbe ka kontakte permanente me Kremlinin, dhe nuk ka dyshim që një pjesë të konsiderueshme të kontrollit dhe influencës mbi Listën Serbe ushtrohet edhe nga elementë shumë destruktive nga Moska”.

Siç u shpreh ai, serbët lokalë të Kosovës kanë nevojë të çlirohen nga tirania e Listës Serbe.

“Të riorganizohen në subjekte të tjera politike, ta pluralizojnë përfaqësimin dhe t’ia delegojnë interesat e tyre partive të reja dhe moderne, që edhe e pranojnë shtetin e pavarur të Kosovës, por edhe ia rikthejnë dinjitetin qytetarëve serbë të vendit”, tha ndër të tjera Elshani.

Edhe Fadil Kajtazi e Avni Islami ditë më parë thanë për Telegrafin thanë se Lista serbe nëse nuk distancohet nga Radoiçiq atëherë ai është krahu ushtarak i asaj partie e cila duhet të shpallet antikushtetuese.

Kajtazi në një prononcim për Telegrafin tha se përderisa Milan Radoiçiq është i kërkuar nga organet e drejtësisë Lista serbe është dashur të distancohet nga ai.

Ndërsa, Islami tha se nuk ka dilemë që Lista serbe i plotëson të gjitha elementet që të shpallet terroriste.

Ndryshe, në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator ndodhën sulme terroriste ndaj Policisë së Kosovës, ku u vra polici Afrim Bunjaku, u plagos polici Alban Rashiti si dhe u lëndua një tjetër. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji

Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji

Lajme
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Lajme
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Gjendet 12-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i humbur

Gjendet 12-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i humbur

Lajme
Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj

Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj

Lajme
Kalo në kategori