LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk do të largohet nga posti i shefit të Twitter – nëse i përmbahet sondazhit të cilin ai e nisi vetë

Elon Musk do të largohet nga posti i shefit të Twitter – nëse i përmbahet sondazhit të cilin ai e nisi vetë

Elon Musk do të mund të largohet nga posti i kreut të Twitter pasi mbi 10 milionë përdorues të Twitter votuan “PËR” – në pyetjen nëse ai duhet ta lë këtë post.

“A duhet të largohem si kreu i Twitter? Unë do t’i përmbahem rezultateve të këtij sondazhi”, shkroi ai në Twitter të dielën mbrëma, përcjell Telegrafi.

Dhe më shumë se 17 milionë njerëz votuan në sondazh, ku shumica votuan ‘Po’.

Nuk është e qartë se kush do të ishte pasardhësi, me zotin Musk që pretendon: “Askush nuk e dëshiron punën që mund ta mbajë Twitter-in gjallë”.

Siç vlerëson The Independent, kjo do t’i jepte fund një “sundimi” të diskutueshëm si shefi i firmës së mediave sociale, pasi e kishte blerë atë në një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh në tetor.

“Edhe nëse ai tërhiqet nga posti i CEO, Musk do të vazhdojë t’i tërheqë fijet në Twitter, kjo është e sigurt”, ka vlerësuar Jukka Väänänen, CEO e platformës PR Newspage. /Telegrafi/