LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk shpallet “Personi i Vitit” nga revista Time

Elon Musk shpallet “Personi i Vitit” nga revista Time

Revista Time zgjodhi të hënën themeluesin dhe sipërmarrësin e Tesla-s, Elon Musk, si personin e vitit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 50-vjeçari, i lindur në Afrikën e Jugut, me ambicie të mëdha, kapërceu rivalin e garës hapësinore dhe themeluesin e Amazon, Jeff Bezos, për t’u bërë njeriu më i pasur në botë këtë vit.

Në tetor, vlerësimi i kompanisë së tij të makinave elektrike u rrit mbi një trilion dollarë dhe gjatë gjithë vitit kompania e tij SpaceX është bashkuar me agjencinë amerikane të hapësirës NASA për të nisur misione të ndryshme.


“Personi i Vitit është një tregues i ndikimit dhe pak individë kanë pasur më shumë ndikim se @elonmusk mbi jetën në Tokë, dhe potencialisht jetën jashtë Tokës”, shkroi kryeredaktori i Time, Edward Felsenthal në shpalljen e fituesit.

Musk është shfaqur gjithnjë i pranishëm në qarqet amerikane vitet e fundit, madje duke grumbulluar 66 milionë ndjekës vetëm në Twitter.

Ai flet me ambiciozitet për interesin e tij për të kolonizuar Marsin dhe planifikon fluturime orbitale vitin e ardhshëm si pjesë e kthimit të planifikuar amerikan në Hënë.

Dhe ai njihet se “trondit” tregjet dhe vlerën e kriptomonedhave me një postim në Twitter.

Por ndikimi i tij kryesor socio-ekonomik tani për tani është me automjetet e tij novator elektrike. Dhe hapësira është gjithashtu në krye të ambicieve të Musk.

“Qëllimi i tij është ta bëjë njerëzimin një specie për shumë planete”, tha në video kontribuesi dhe autori i Time, Jeffrey Kluger.

Time prezantoi për herë të parë çmimin e saj Person i Vitit në 1927. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Serbia
Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?

Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?

Amerika
Kalo në kategori