LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk: “Nuk dua të jem CEO i asgjëje”

Elon Musk: “Nuk dua të jem CEO i asgjëje”

Pavarësisht se ishte shefi i dy kompanive miliarda dollarëshe, Elon Musk ka thënë se nuk dëshiron të jetë CEO.

Miliarderi 50-vjeçar po i përgjigjej pyetjeve në Twitter lidhur me pretendimet e bëra në një libër të ri.


Pretendohet se Musk donte që Apple të blinte Tesla disa vite më parë.

Informata ishte se ai vetë do të bëhej CEO i prodhuesit të iPhone.

Musk hodhi poshtë pretendimet në internet, por shkoi edhe më tej – duke thënë se ai nuk dëshiron të jetë CEO fare.

Sipërmarrësi shpesh ka shprehur faktin se preferon vetura inxhinierike dhe raketa mbi politikën e drejtimit të Tesla dhe SpaceX.

Duke folur për të qenit CEO i Tesla në një paraqitje në gjykatë muajin e kaluar, Musk tha: “Unë më tepër do të preferoja ta kaloja kohën time në dizajn dhe inxhinieri”.

Por ai thotë se ai mbetet kreu i kompanisë sepse askush tjetër nuk mund ta bëjë këtë punë: Unë duhet të jem aty ose, sinqerisht, Tesla do të ‘vdesë’.

Tesla, deri tani, është kompania më e vlefshme e veturave në botë.

Aktualisht, Elon Musk renditet si personi i dytë më i pasur në planet me një pasuri neto të vlerësuar prej 179 miliardë dollarë. /Telegrafi/