LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk njofton modifikimin e paparë që do të vijë tek Cybertrucku – kamionçina do të lundrojë si anije

Elon Musk njofton modifikimin e paparë që do të vijë tek Cybertrucku – kamionçina do të lundrojë si anije

CEO i prodhuesit të automjeteve elektrike Tesla, Elon Musk deklaroi së fundmi se Cybertrucku së shpejti do të vijë me një modifikim mjaft interesant që do t’ia mundësojë kamionçinës kapacitetin për të lundruar në ujë.

“Ne do të ofrojmë një paketë modifikuese që i mundëson Cybertruckut të lundrojë në një thellësi prej 100 metrave ujë sikurse një varkë”, shkroi Musk në një postim në X, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, kjo do të realizohet gjithashtu edhe me përmirësimin e dyerve, në mënyrë që uji të mos futet brenda.

Musk zbuloi funksionin e ardhshëm derisa iu përgjigj një postimi nga një përdorues në X, Sawyer Merritt.

Ai kishte postuar një pjesë të një videoje nga episodi i fundit i “Jay Leno’s Garage” që shfaqte Cybertruckun.

Në video, zëvendëspresidenti i Tesla-s për inxhinierinë e automjeteve, Lars Moravy tha se Cybertruck mund të futet në një varkë. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Rënie dramatike e vlerës së veturave elektrike?!

Rënie dramatike e vlerës së veturave elektrike?!

EVs
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët

Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët

Auto
Ngau veturën nën ndikim të alkoolit, shoferja nga Michigan përfundoi me mjetin e varur në tabelën e komunikacionit

Ngau veturën nën ndikim të alkoolit, shoferja nga Michigan përfundoi me mjetin e varur në tabelën e komunikacionit

Auto
Një truk i thjeshtë për të kursyer karburant - gjithçka varet nga konfigurimi i kondicionerit!

Një truk i thjeshtë për të kursyer karburant - gjithçka varet nga konfigurimi i kondicionerit!

Auto
Traction Avant, vetura më inovative në histori feston ditëlindjen e 90-të

Traction Avant, vetura më inovative në histori feston ditëlindjen e 90-të

Auto
EX30 kundër EX90, kështu duket kur Volvoja e madhe godet më të voglën në testin simulues të përplasjes

EX30 kundër EX90, kështu duket kur Volvoja e madhe godet më të voglën në testin simulues të përplasjes

Auto
Kalo në kategori