LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk bën thirrje që ta “fshini Facebook-un” – sepse është “i çalë”

Elon Musk bën thirrje që ta “fshini Facebook-un” – sepse është “i çalë”

Elon Musk u ka bërë thirrje 31 milionë ndjekësve të tij në Twitter që të fshijnë Facebook-un.

Siç edhe dihet, miliarderi “mbylli” profilin e tij personal, si dhe faqet e Tesla dhe SpaceX në vitin 2018.


Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Musk ka shfrytëzuar platformën Twitter për të lëshuar një mesazh anti-Facebook në përgjigje të një tweet-i nga aktori anglez Sasha Baron Cohen i cili thoshte: ‘Pse e lëmë një njeri të kontrollojë informacionin e parë nga 2.5 miliardë njerëz? ‘Facebook duhet të rregullohet nga qeveritë, jo të qeveriset nga një perandor!’

Dhe Musk pastaj shkroi: ‘#FshijeniFacebook Është i çalë’.

Ndryshe, aktori Baron Cohen është bërë një kritik i hapur i Facebook.

Vitin e kaluar, aktori i quajti rrjetet sociale “makinën më të madhe të propagandës në histori” dhe tha se këto kompani të mëdha lejojnë që urrejtja të përhapet në platformat e tyre.

Ai akuzoi disa nga emrat më të mëdhenj në industrinë e teknologjisë se vendosjen e biznesit përpara sigurisë së përdoruesve të tyre.

Baron Cohen pretendoi se platforma të tilla si Facebook, YouTube dhe Twitter po lejonin përmbajtje të urrejtshme në faqet e tyre sepse provokuan “përgjigje dhe angazhim të përmirësuar”.

Kompanitë e mediave sociale kanë qenë nën vërejtje të ashpra vitet e fundit pas një numri incidentesh të profilit të lartë që përfshijnë dezinformimin në internet, përpjekjet e ndërhyrjes në zgjedhje dhe përhapjen e përmbajtjes së urrejtjes të lidhur me faqet e mediave sociale. /Telegrafi/