Ellie Goulding ka zbuluar se albumi i saj i ardhshëm do të jetë ndër më personalët dhe emocionalët, duke përfshirë, sipas saj, “fjalët më të trishtueshme që kam shkruar ndonjëherë”.

Këngëtarja 38-vjeçare, e cila u nda nga bashkëshorti i saj Caspar Jopling vitin e kaluar, po përjeton një fazë të re në jetën private dhe muzikore.


Në një postim në Instagram, ajo la të kuptohej se muzika e saj e re është një reflektim i periudhave të vështira që ka kaluar, por edhe i një ringjalljeje artistike, shkruan DailyMail.

Albumi, që pason “Higher Than Heaven” të vitit 2023, do të përmbajë instrumente të gjalla, harmoni të thella dhe një stil unik pop që ajo përshkruan si të pangjashëm me gjithçka tjetër.

Ndërkohë, mediat britanike raportojnë se Ellie është në një lidhje të re me aktorin amerikan Beau Minniear, me të cilin është parë në publik për herë të parë gjatë një ndeshjeje boksi në Londër.

Fansat kanë vënë re disa pista në rrjetet sociale që i lidhin të dy, përfshirë postime nga të njëjtat vende dhe detaje të vogla në video.

Pas ndarjes nga Jopling dhe një lidhjeje të shkurtër me Armando Perez, Ellie duket se po e rifillon jetën me hapa të rinj – si në dashuri, ashtu edhe në muzikë.

Ajo dhe Jopling mbeten miq të ngushtë dhe bashkëprindër të përkushtuar për djalin e tyre, Arthur. /Telegrafi/