Prezantuesja e njohur shqiptare, Elita Rudi, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi nën shoqërinë e bashkëshortit dhe të dy fëmijëve të saj.

Ajo ka ndarë vazhdimisht me ndjekësit e saj në rrjetet sociale imazhe të ndryshme, duke treguar momentet e këndshme që po shijon atje.


Çifti kanë zgjedhur bregdetin turk, për të kaluar disa ditë të mira jo-produktive larg aktiviteteve të përditshme.

Së fundmi, Elita publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi të reja, ku dukej mjaft atraktive në bikini, teksa pozonte pranë pishinës.

elita.rudi 242221946 114191537663464 3790594714794911929 n

Ajo ka vënë dukje linjat e saj atraktive trupore, ndërsa ka marrë vëmendjen me dekoltenë e hapur.

Elita këtë vit përndryshe u bë nënë për herë të dytë, duke sjell në jetë një vajzë, të cilën ajo dhe bashkëshorti i saj, reperi Gjiko, e pagëzuan me emrin Bota.

elita.rudi 242005215 4589495311118738 7708865416180541743 n

Prezantuesja e njohur arriti që në pak muaj të rikthejë vijën e saj të trupit në top formë, duke u bërë kështu një mama shembull për mënyrën se si duhet marrë seriozisht periudhën pas shtatzënisë. /Telegrafi/

elita.rudi 242152896 216195960572265 2691717348470269032 n