Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, Eliot Engel tha se Hashim Thaçi tregoi respektim ndaj ligjit, kur dha dorëheqje nga posti i presidentit, për t’u përballur me drejtësinë. Por, Engel shtoi se Kongresi amerikan do të përcjellë nga afër punën e Gjykatës Speciale, që të sigurohet se po i përbahet ligjit dhe po respekton të drejtat e të akuzuarve.
Engel, përmes një deklarate për media, ka kritikuar Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar – që njihen ndryshe edhe si Gjykata Speciale – pasi sipas tij, ka shënjestruar vetëm qytetarët e një etnie, shqiptarët.
“Dua të shpreh shqetësimin tim serioz lidhur me atë se si gjykata ka ushtruar mandatin e saj. Statusi që ka krijuar Gjykatën Speciale, nuk e ka kufizuar atë që të merret vetëm me shqiptarët. Ligji thotë se juridiksioni i gjykatës është për krimet e luftës që janë bërë në Kosovë gjatë një kohe të caktuar në periudhën e luftës. Fatkeqësisht, kjo gjykatë duhet se vepron si një gjykatë etnike – që ndjek vetëm shqiptarë që pretendohet se kanë kryer krime”, tha Engel.
Engel tha se do të kërkojë nga Departamenti amerikan i Drejtësisë që të monitorojë nëse Gjykata Speciale është duke vepruar sipas ligjit.
“E kuptoj se Qeveria serbe dhe zyrtarët ushtarakë që kanë qenë të përfshirë në gjenocid janë larg fushëveprimit të Gjykatës Speciale. Por, kjo nuk do të thotë se ajo nuk duhet të hetojë dhe gjykojë keqbërësit sipas ligjit, qoftë edhe gjykime në mungesë. Prandaj, i bëj thirrje Departamentit amerikan të Drejtësisë që të ekzaminojë punën e Gjykatës Speciale dhe të sigurohet se nuk po shënjestrën njerëzit vetëm në bazë të etnisë së tyre dhe bëj thirrje që të ndalohet mbështetja dhe bashkëpunimi i SHBA-së me këtë gjykatë, derisa të dalin përfundime lidhur me këtë çështje”, tha ai.
Sipas kongresistit Engel, të gjithë personat që kanë kryer krime lufte duhet të gjykohen, duke shtuar se shumica e krimeve të kryera në Kosovë, janë bërë nga “ushtria e Sllobodan Millosheviqit”.
“Dua ta bëj të qartë: Kushdo që ka kryer krime serioze të luftës duhet të gjykohet, pavarësisht etnisë. Por, shumica e krimeve të kryera në Kosovë gjatë kësaj periudhe janë kryer nga ushtria e Millosheviqit, gjatë fushatës gjenocidiale të spastrimit etnik. Kjo ngrit shqetësime serioze që edhe pse ligji që ka krijuar Gjykatën Speciale nuk përcakton etni, ky institucion ka ndjekur vetëm shqiptarët”, tha ai.
Kongresisti Engel tha se që prej mbylljes së Tribunalit Ndërkombëtar për Krime në ish-Jugosllavi, personat në Serbi, që kanë kryer krime, nuk janë më subjekt i drejtësisë ndërkombëtare. Ai këtu përmendi edhe rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi – shtetas amerikan – ku tha se personat përgjegjës për këtë krim nuk janë vënë para drejtësisë edhe pse sipas tij, ata janë “identifikuar dhe jetojnë në Serbi”.
Më 5 nëntor, Dhomat e Specializuara konfirmuan aktakuzën për krime lufte ndaj presidentit të deritanishëm të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kreut të Partisë Demokratike të Kosovës.
Një ditë më herët, aktakuzat i janë konfirmuar edhe ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës
Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre