Komponimet e squfurit që përmban qepa, të kombinuar me përbërës të tjerë, janë efektive kundra parazitëve të zorrëve dhe përshpejtojnë kurimin e problemeve të lidhura me to

Trupi ynë mund të sëmuret edhe përmes ushqimit. Ky është rasti i parazitëve që jetojnë brenda zorrëve tona dhe që shkaktojnë dhimbje të forta të barkut.

Për të luftuar këta parazitë, ju rekomandojmë 4 metoda me bazë qepën e kuqe.

Çfarë janë parazitët e zorrëve?

Me ‘parazitë të zorrëve’ i referoheni në mënyrë të përgjithshme një infeksioni të zorrëve të shkaktuar nga parazitët, më i zakonshmi prej të cilit është Enterobius virmicularis i cili shkakton dhe infeksionet parazitare shumë të zakonshme tek fëmijët.

Cilat janë simptomat?

▪ Dhimbje të vazhdueshme të barkut
▪ Fryrje ose gazra
▪ Lodhje e shpeshtë pa arsye
▪ Kruarje në zonën perianale
▪ Periudha të diarresë të pasuara me periudha kapsllëku
▪ Prania e pikave të bardha në jashtëqitje
▪ Jashtëqitje e errët
▪ Humbje peshe
▪ Ndryshime të oreksit; pak ose shumë uri

Katër kombinime me qepë për të luftuar krimbat e zorrëve

Kur shfaqet një nga këto simptoma, është e rëndësishme të filloni trajtimin e duhur. Qepët kanë shumë përdorime kurative.

Kombinimet tradicionale me bazë qepën e kuqe, në veçanti janë një mënyrë e mirë natyrale për të trajtuar këtë problem.

1. Sallatë me qepë, hudhër dhe avokado

Komponimet e squfurit dhe flavonidet e qepës së kuqe lejojnë eliminimin e agjentëve të ndryshëm të dëmshëm brenda trupit.

Duke i kombinuar ato me hudhrën dhe avokadon, krijoni një përzierje të mrekullueshme kundër parazitëve të zorrëve.

Përbërësit:

– 1 qepë e kuqe
– 1 avokado
– 3 thelpinj hudhër
– arra (sipas dëshirës)
– 10 fara kungulli

Përgatitja:

▫ Qëroni dhe grini qepën.
▫ Prisni në copa tulin e avokados.
▫ Grini hudhrat.
▫ Piqni pak farat e kungullit.
▫ Përzieni gjithë përbërësit, në fund shtoni arrat sipas dëshirës.

2. Lëng qepe

Lëngu i qepës së kuqe është shumë i efektshëm për përshpejtimin e transitit të zorrëve, prandaj i ‘dëbon’ shpejt parazitët e zorrëve.

Përbërësit:

– 6 qepë të kuqe
– pak ujë

Përgatitja:

▫ Grini 6 qepët dhe vendosini në një enë të madhe. Hidhni ujë aq sa të mbulohen.
▫ Lërini të qëndrojnë për një natë.
▫ Në mëngjes, pini një filxhan me lëngun e qepëve me stomak bosh.

3. Qumësht i aromatizuar me mente dhe qepë

Qumështi i aromatizuar me mente dhe qepë të kuqe është një ilaç i shkëlqyer kundra parazitëve, pasi i eliminon ato shpejt falë veprimit natyral anti-helm.

Përbërësit:

– 4 kërcej dhe 10 gjethe mesteje
– 1/2 gote qumësht i skremuar
– 1 lugë gjelle mjaltë
– 1 qepë e kuqe

Përgatitja:

▫ Shtoni qumështin dhe mentën në një tenxhere. Vendoseni të ziejë.
▫ Ndërkohë grini imët qepën dhe shtojeni tek qumështi.
▫ Në fund, ëmbëlsojeni me pak mjaltë.
▫ Konsumojeni të vakët një orë para mëngjesit. Përsëriteni trajtimin për një javë.

4. Çaj me artemisia dhe qepë

Artemisja njihet për vetitë e saj antiparazitare. Nëse kombinohet me kompozimet e squfurit që përmban qepa dhe flavonoidet e saj, krijon një trajtim të fuqishëm kundra krimbave të zorrëve.

Për të përgatitur këtë ilaç, duhet të përgatisim një çaj me këto bimë.

Përbërësit:

– 1/4 qepë e kuqe
– 4 filxhanë ujë (1 l)
– 2 lugë artemisia (30 gr)

Përgatitja:

Vendosni ujin të ziejë, ndërkohë grini imët qepën. Pasi të ketë marrë uji valë, shtoni qepën e grirë dhe gjethet e artemisias.

Lërini të pushojnë për 5 minuta. Kulloni çajin dhe pijeni ende të ngrohtë. Përsëriteni këtë trajtim tre herë në ditë.

Pavarësisht se është një infeksion i zakonshëm, ai nuk duhet të nënvlerësohet sepse nëse lihet pa trajtuar, shkakton pasoja të rënda shëndetësore. /Telegrafi/