LAJMI I FUNDIT:

Eliminoni kandidën në mënyrë natyrale me tre përbërës të cilët janë të sigurt edhe për shtatzënat

Eliminoni kandidën në mënyrë natyrale me tre përbërës të cilët janë të sigurt edhe për shtatzënat

Lodhja, infeksionet kërpudhore, shqetësimet në stomak dhe gjuha e bardhë janë shenja e parë që keni kandidën

Ajo jeton në trupin tonë në sasi të vogla dhe ndihmon tretjen dhe absorbimin e përbërësve ushqyes kur është në ekuilibër me bakteret e mira në mikrobiomën tuaj.

Kur është çdo gjë në ekuilibër, trupi është në harmoni dhe punon pa problem, por kur rritet numri dhe kandida mund bakteret e mira në trup, ndodhin probleme, transmeton Telegrafi.

Mund të çojë në rrjedhje të zorrëve dhe një mori problemesh të tjera të tretjes, si dhe infeksione të majave, ndryshime të humorit dhe mjegull të trurit.

Shkaku kryesor i Candida është përdorimi kronik i antibiotikëve. Përveç kësaj, një dietë e pasur me sheqer, karbohidrate të rafinuara dhe ushqime të përpunuara e bën më të lehtë që kërpudhat të shumohen më shpejt dhe të krijojnë një çekuilibër në trup. Alkooli që ka tendencë të përmbajë shumë maja, sheqer dhe karbohidrate është gjithashtu problematik.

Kandidën mund ta eliminoni në mënyrë natyrale, ndërsa ne po ju prezantojmë një çaj të zakonshëm.

Nevojiten:

▪ rrënjë xhenxhefili,
▪ karafil,
▪ kanellë.

Përgatitja:

Qëroni rrënjët e xhexhefillit dhe grini në rende. Vendosni kulluesen në filxhan, derdheni xhenxhefilin në kulluese dhe kullojeni nga ai lëngun. Shtoni 5 karafila dhe kanellën, sipas dëshirës.

Tretjen e derdheni në ujë të ngrohtë, mbulojeni dhe lëreni 5 minuta të qëndrojë. Pini këtë çaj të fuqishëm.

Kur pihet?

Duhet ta pini 2-3 herë në ditë, 1 orë para ngrënies.

Këshillë: Për çdo shqetësim shëndetësor që keni, sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori