Elgit Doda, Xhensila Myrtezaj dhe Emra Brah janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.

“Thuju” mban titullin kënga e tyre, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.


Kjo baladë vjen me interpretim të veçantë nga artistët me klip po ashtu mjaft artistik.

Screenshot 3 8 Foto: Screenshot/YouTube

Teksti është shkruar nga Elgiti dhe Xhensila me miksim dhe masterizim nga Marenglen Boja.

Videoja i është besuar Fullmoon production nën drejtimin e The Claudia.

Screenshot 2 11 Foto: Screenshot/YouTube

Të plotë tashmë mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Dodës.

Ky projekt besohet se do të pëlqehet nga publiku, ndonëse komentet e para qenë shumë pozitive. /Telegrafi/