Elgit Doda dhe Arta Kabashi janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.

“Dyin For U” mban titullin kjo këngë, të cilën e kanë shoqëruar edhe me një video.


Teksti është shkruar nga vet artistët me producim gjithashtu të kompletuar nga Doda.

Foto: Screenshot/YouTube

Për miksimin dhe masterizimin është kujdesur Marenglen Boja.

Ata vijnë me një interpretim të mahnitshëm, i cili tani ndodhet në platformën YouTube.

Arta shquhet për vokalin e veçantë, për të cilin mori komplimente të shumta edhe sa ishte në Big Brother.

Besohet që kjo këngë e dyshes do të pëlqehet edhe nga publiku e fansat e tyre. /Telegrafi/