LAJMI I FUNDIT:

Elezi: Vendvotimet janë hapur me kohë, procesi po vazhdon normalisht

Elezi: Vendvotimet janë hapur me kohë, procesi po vazhdon normalisht

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi në konferencën e parë për media në ditën e zgjedhjeve tha se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë dhe procesi është duke vazhduar normalisht.

Elezi theksoi se me kohë është shpërndarë materiali i ndjeshëm zgjedhor, ku bëjnë pjesë edhe fletëvotime.


“Njoftojmë se të gjitha qendrat e votimit, 888 me gjithsej 2382 vendvotime janë hapur në orarin e parapare”, tha Elezi, duke shtuar se sipas kontakteve të para me zyrtarët në terren procesi është duke vazhduar normalisht, raporton Telegrafi.

Ai i bëri thirrje qytetarëve me të drejtë vote të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar.

Elezi njoftoi se numri i subjekteve politike të certifikuar për të marrë pjesë në zgjedhje është 28, ndërsa numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë është 1,052.

KQZ ka akredituar 18 ambasada me 146 vëzhgues, gjashtë organizata ndërkombëtare me 37 vëzhgues, një institucion publik me 43 vëzhgues, 26 organizata joqeveritare vendore me 1713 vëzhgues, 23 subjekte politike me 26,635 vëzhgues dhe më shumë  se 60 media vendore e ndërkombëtare me rreth 700 përfaqësues.

“Pra, janë rreth 30 mijë vëzhgues të akredituar nga KQZ për të përcjellë këtë proces zgjedhor”, tha ai.

Elezi tha se për shkak të reshurave të borës kanë pasur vështirësi në komunikacion, por materiali ka arritur të shpërndahet me kohë dhe të hapen qendrat e votimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori