LAJMI I FUNDIT:

Elezi: Mehaj ishte një nga ministrat më serioz të Qeverisë Kurti, bleu dronë Bayraktar

Elezi: Mehaj ishte një nga ministrat më serioz të Qeverisë Kurti, bleu dronë Bayraktar

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi për dorëheqjen e Armend Mehajt nga pozita e ministrit të Mbrojtjes ka thënë se i njëjti ishte një nga ministrat më serioz të Qeverisë Kurti.

“Mendoj që ishte një nga ministrat më srioz të Qeverisë Kurti dhe ka dhënë një kontribut të mirë sa i përket situatës së fundit drejt përafrimit të marrëdhënieve mes Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe NATO-s”, ka thënë Elezi.

Elezi ka thënë se Mehaj ka rregulluar një çështje tjetër të rëndësishme e cila sipas tij, ishte nënshkrimi i një leje të përbashkët për ushtrimet e përbashkëta mes ushtrisë së Kosovës dhe Forcave Ushtarake Amerikane.


Ai ka shtuar se “kryevepra” e Mehajt ishte blerja e dronëve Bayraktar.

“Mund të themi se kryevepra e tij ishte blerja e dronëve, flutarakëve, të cilat kanë dhënë një bujë të madhe përgjithësi në publik, duke u konsideruar si një lëvizje konkrete drejt mbrojtjes serioze që kishte Kosova”, ka thënë tutje ai.

Elezi ka shtuar se zëvendësi i ish-ministrit Mehaj, Shemsi Syla ka tentuar të duket si ministër i Mbrojtjes.

Sëmundja e gruas, arsyeja e dorëheqjes së Mehajt nga pozita e ministrit
Lexo po ashtu Sëmundja e gruas, arsyeja e dorëheqjes së Mehajt nga pozita e ministrit

“Më e mira e mundshme që do të ndodhte në institucionet e Republikës së Kosovës do të ishte nëse njerëzit të cilët do të udhëheqin dikasteret në ministri do të vinin nga brenda për dy arsye. E para për shkak se të njëjtit kanë një përvojë, kanë një marrëdhënie të mirë me strukturat që janë brenda dhe e dyta që njerëzit nga jashtë të mos të futen brenda dhe mos të arrijnë të sigurojnë informacione e klasifikuara”, ka shtuar ai.

Kryeministri i Kosovës e ka konfirmuar zyrtarisht sot dorëheqjen e Armend Mehajt nga Ministria e Mbrojtjes, duke thënë se Mehaj ka dhënë dorëheqje për shkaqe familjare.

Në vend të tij, sipas Kurtit, është emëruar ish–koloneli Ejup Maqedonci.

“Sot, me kërkesë të ministrit të mbrojtjes, Armend Mehaj, kam pranuar dorëheqjen e tij. Kërkesa për lirim nga detyra vjen për shkaqe familjare. Ministrin Mehaj e falënderova për punën e pandërprerë, kontributin mbresëlënës, bashkëpunimin e rregullt dhe angazhimin e tij shembullor nga dita e parë e marrjes së detyrës”, tha ai.

Armend Mehaj, nëpërmjet një postimi ka treguar arsyet e dorëheqjes së tij nga posti i ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se ka dhënë dorëheqje për arsye familjare, teksa ka treguar që kryeministri Kurti e ka falënderuar atë për punën që ka bërë si ministër.

Lexo dhe: Mehaj: Dhashë dorëheqje për arsye familjare, Ejup Maqedonci zgjedhja e duhur për ministër

“Sot, më 08 gusht 2023, në mirëkuptim dhe mirëbesim të plotë, me kërkesën time, Kryeministri Albin Kurti më ka liruar nga detyra e Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës! Kjo kërkesë prej anës sime, ka ardhur për arsye familjare, për të cilat e kam njoftuar Kryeministrin Kurti, me kohë që më parë”, ka thënë Mehaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Presidentja Osmani shtrëngon duart me Presidentin Trump në Paris, del video e takimit

Presidentja Osmani shtrëngon duart me Presidentin Trump në Paris, del video e takimit

Lajme
Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar

Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar

Lajme
Gjykata Speciale ngre aktakuzë të re ndaj Hashim Thaçit, çfarë pasojash priten?

Gjykata Speciale ngre aktakuzë të re ndaj Hashim Thaçit, çfarë pasojash priten?

Drejtësi
Grabitet shtëpia e kryetarit të Istogut, Ferati: Akti tronditi sigurinë e familjes sime

Grabitet shtëpia e kryetarit të Istogut, Ferati: Akti tronditi sigurinë e familjes sime

Lajme
Policia në kërkim të dy grave në Prishtinë, të dyshuara për vjedhje

Policia në kërkim të dy grave në Prishtinë, të dyshuara për vjedhje

Kronika e Zezë
Mbi 250 intelektualë shqiptarë nënshkruan letër drejtuar Gjykatës Kushtetuese, kërkuan të mos preket ligji i gjuhës shqipe

Mbi 250 intelektualë shqiptarë nënshkruan letër drejtuar Gjykatës Kushtetuese, kërkuan të mos preket ligji i gjuhës shqipe

Lajme
Kalo në kategori