LAJMI I FUNDIT:

Elez Blakaj me akuza ndaj Këshillit Prokurorial, paralajmëron parregullsi në zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit

Elez Blakaj me akuza ndaj Këshillit Prokurorial, paralajmëron parregullsi në zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit

Ish-prokurori Elez Blakaj, ka folur për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe çështjen e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit.

Në një shkrim të gjatë në Facebook, ka thënë se KPK është institucion që nuk ka kredibilitet dhe ka paralajmëruar parregullsi edhe në zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Shtetit.


Sipas tij në KPK në vazhdimësi ka pasur persona që kanë ndihmuar dhe favorizuar njëri-tjetrin në pozita të ndryshme përfshirë atë të kryeprokurorit, me qëllim të ruajtjes se monopolit dhe pushteti.

“Kur interesat e një grupi e sfidojnë interesin publik! Edhe në proceset e privatizimeve në Kosovë të udhëhequara nën drejtimin e AKM-së kemi parë procese të cilat formalisht janë mbuluar me letra, madje as aty, nuk është arritur në çdo rast të dalin fitues shantazhuesit, kërcënuesit dhe dhunuesit, pavarësisht strategjive të përdorura, ndërsa Këshillit Prokurorial të Kosovës nuk po ua huq asnjëherë! Të gjithë kemi parë këto vitet e fundit se si të njëjtit persona kanë bredhur në vazhdimësi nga një zyre tek tjera, duke e ndihmuar dhe favorizuar njëri tjetrin në pozita të ndryshme nga Këshilli Prokurorial për në zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe po ashtu në pozita tjera në cilësi të kryeprokuroreve dhe anasjelltas, me qëllim të ruajtjes se monopolit dhe pushtetit për njëri tjetrin, duke i trajtuar këto institucione si të ishin pronë private! E fotografi të njëjtë presim të shohim edhe tani me rastin e përzgjedhjes se Kryeprokurorit të Shtetit”, ka thënë Elezi.

KPK shpalli konkursin për kryeprokuror, Ambasada britanike e befasuar: U humb një mundësi për të dëshmuar partneritet e transparencë
Lexo po ashtu KPK shpalli konkursin për kryeprokuror, Ambasada britanike e befasuar: U humb një mundësi për të dëshmuar partneritet e transparencë

Sipas tij, “qasja e Këshillit Prokurorial, sjelljet dhe veprimet e tyre, skandalet e shumta, vendimet e kundërligjshme, konflikti i interesit, transferet dhe avancimet me standarde të dyfishta, qartë kanë shpërfaqur fotografinë e vërtetë dhe mungesën e integritetit të këtij institucioni”.

Për këtë thotë se kanë reaguar edhe raporte e opinione ndërkombëtare.

“Madje, për disa nga problemet brenda këtij institucioni kanë reaguar edhe raporte e opinione ndërkombëtare, si dhe partner e miq të cilët e kanë ndihmuar në vazhdimësi Këshillin Prokurorial. Pozita e Kryeprokurorit të Shtetit është pozitë me interes të lartë publik, andaj edhe detyrat dhe përgjegjësit qe ka Kryeprokurori janë drejtpërdrejtë të ndërlidhura dhe në shërbim të publikut, e jo të grupit të njëjtë të personave të cilët po përgatiten ta zyrtarizojnë emrin e personit i cili është pjesë e këtij grupi”, tha Elezi.

Shpallet konkursi për Kryeprokuror të Shtetit, Lumezit i skadon mandati në muajin prill
Lexo po ashtu Shpallet konkursi për Kryeprokuror të Shtetit, Lumezit i skadon mandati në muajin prill

Më tej thekson se brenda KPK-së duhet të vazhdojnë reformat, pasi thotë se janë mjeti më i mirë i cili do të ndihmonte dhe shëronte këtë lloj mentaliteti.

“Pavarësisht të gjitha zhvillimeve të cilat pritën të ndodhin në ditët dhe javët në vazhdim brenda Këshillit Prokurorial dhe jo vetëm, reformat duhet të vazhdojnë sepse janë mjeti më i mirë i cili do të ndihmonte dhe shëronte këtë lloj mentaliteti, i cili me punën e tij ka ndërtuar besueshmëri tejet të ulët në raport me publikun, duke ngecur brenda interesave të të njëjtit grup personash të përmendur me lartë!  Sot, për të gjitha këto veprime dhe vendime është përgjegjës Këshilli Prokurorial i Kosovës, nesër do të jemi përgjegjës të gjithë”, shkroi në fund Elezi.

Reagimi i Elezit erdhi pasi KPK javë më parë mori vendim për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit.

Për këtë pati reaguar edhe Ambasada Britanike në Kosovë.

Kjo ambasadë kanë thënë se kanë qenë duke pritur përgjigje nga KPK, pasi kanë ofruar mbështetje në rekrutimin për këtë pozitë.

“Ambasada Britanike ka vite që mbështet Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK).  Së fundmi, kemi ofruar mbështetje edhe për rekrutimin e pozitës së Kryeprokurorit të Shtetit. Përderisa ne ishim duke pritur përgjigje nga KPK, vendimi i djeshëm për ta shpallur pozitën pa mbështetjen tonë, ishte befasues. Edhe përkundër faktit se një mundësi për të dëshmuar partneritet dhe transparencë u humb, presim që KPK të zhvillojë proces rekrutues të mirë, transparent dhe meritor”, thuhet në reagimin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori