LAJMI I FUNDIT:

ELEM zgjedh një kompani tjetër për rrypa gome, jo kompaninë e Angjushev

ELEM zgjedh një kompani tjetër për rrypa gome, jo kompaninë e Angjushev

Edhe pse u ngrit si temë angazhimi i kompanisë së zv.kryeministrit Koço Angjushev nga ELEM për tenderin për rrypa gome, i njejti tender do t’i ndahet një kompanie tjetër.

Më saktësisht, tenderi do t’i ndahet kompanisë ”Repro-Oprema”. Këtë gjë e kanë konfirmuar edhe nga ELEM ku në mes tjerash thuhet se vendimet për tenderët tjerë do të sillen javën e ardhshme.


Edhe nga kompania e Angjushev e kanë njoftuar për opinionin vendimin se nuk janë të zgjedhur për punën e kërkuar sipas tenderit. /Telegrafi/