LAJMI I FUNDIT:

ELEM: 14 milion eurot për parkun nuk do të reflektojnë në çmimin e energjisë elektrike (Video)

ELEM: 14 milion eurot për parkun nuk do të reflektojnë në çmimin e energjisë elektrike (Video)

14 milion euro do të kushtojë ndërtimi i Parkut të Ri të Parajsës në Lisiçe të Re, të cilin do ta realizojë kompania shtetërore Termocentralet e Maqedonisë. Parku do të shtrihet prej shtëpive që gjenden në Lisiçen e Epërme dhe do të bashkohet me parkun tek aeroplani. Përveç këndeve të fëmijëve, pushimoreve verore, ulëseve, është e planifikuar që të ketë edhe kopsht zoologjik dhe liqene të lundrueshme. Qytetarët e kësaj lagje kanë qëndrime të ndara rreth ndërtimit të këtij projekti, në prononcimin për Tv21.

“14 milion euro janë shumë për një park. Ata e dinë më mirë, por prapë janë shumë para në pyetje, për më tepër duan t’i sjellin ato kafshë për të cilat po flitet…..”


“Besoj se me shumë pak banorë janë konsultuar para se të ndërtohet parku. Prandaj edhe po habitemi që përnjëherë doli Parku i Parajsës në Lisiçen e Re”.

“Besoj se do të bëjnë diçka të bukur, pa marrë parasysh se çfarë po bëjnë”, u shprehën disa qytetarë të Lisiçes së Re.

Nga ELEM-i informojnë se dokumentacioni i projektit për Parkun e Parajsës është i komunës së Aerodromit, kurse për realizimin e këtij projekti është përgjegjëse kjo kompani. Nga Elem gjithashtu informojnë se është shpallur tenderi, në të cilin do të përzgjidhet firma që do ta realizojë projektin. Ndërtimi do të ndahet në disa faza dhe nuk do të reflektojë në punën e kompanisë, e as që do të ndikojë në çmimin e energjisë elektrike, thanë nga ELEM.

“Në këtë hapësirë pas meje, do të ndërtohet i ashtuquajturi Parku i Parajsës, i cili do të shtrihet në sipërfaqe prej 13 hektarëve. Investitori është i obliguar në afat kohor prej 2 viteve ta finalizojë projektin”.

Nga komuna e Aerodromit, thanë se ndërtimi i Parkut të Parajsës është i ndarë në dy pjesë. Njëra pjesë është e komunës së Aerodromit dhe Qytetit të Shkupit, tek rruga “Marshimi i Shkurtit” dhe kjo pjesë është në fazën finale, ndërsa ndërtimi i pjesës tjetër është në realizim të Qeverisë përmes SH.A ELEM. Për këtë projekt reaguan nga LSDM-ja dhe PLD-ja. Sipas opozitës, mjetet financiare për kopshte të parajsës për majmunë dhe breshka, kanë mundur të përdoren për projekte më të dobishme për qytetarët. Përndryshe, para dy muajve në Komunën e Aerodromit u miratuan ndryshimet e Planit të detajuar urbanistik, sipas së cilit në këtë pjesë të qytetit, pranë Vardarit, parashikohet të ndërtohen 30 ndërtesa./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Lajme
Berisha “non grata” në Britani - brenda katër javësh gjykata shpall vendimin

Berisha “non grata” në Britani - brenda katër javësh gjykata shpall vendimin

Lajme
“LDK refuzon farsën e darkave” - Abdixhiku thotë se PDK u instrumentalizua nga pushteti, kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti

“LDK refuzon farsën e darkave” - Abdixhiku thotë se PDK u instrumentalizua nga pushteti, kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti

Lajme
KFOR-i mohoi se ishte përfshirë në largimin e terrositëve nga Banjska - Grupi Ndërkombëtar i Krizave ndryshon raportin

KFOR-i mohoi se ishte përfshirë në largimin e terrositëve nga Banjska - Grupi Ndërkombëtar i Krizave ndryshon raportin

Lajme
Mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve, Policia dhe Prokuroria nisin hetimet

Mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve, Policia dhe Prokuroria nisin hetimet

Lajme
Kalo në kategori