Pamjet tronditëse shfaqin një takim të frikshëm teksa një elefant sulmon një veturë plot me turistë.

E filmuar në parkun kombëtar Yala në Shri Lanka, kafsha masive përdori hundën e saj për të arritur brenda automjetit, duke shkaktuar panik tek pasagjerët.


Videoja tregon elefantin që pothuajse e rrëzon makinën me përpjekjet e tij, transmeton Telegrafi.

Elefanti madje filloi të ndiqte pas makinën derisa kuptoi se vetura po i ikte.

Në mesin e turistëve të habitur ishte Sam Bailey, i cili ndau videon në TikTok ku tërhoqi shumë vëmendje.

Në një koment në video, 'Gamanu Mapatunage' tha se incidenti nuk ishte shkaktuar nga një 'sulm elefanti', por përkundrazi ishte faji i një 'shoferi të pakujdesshëm'.

Nuk është hera e parë që elefantët sulmojnë veturat në Shri Lanka. Në vitin 2023, tre sulme elefantësh në parkun kombëtar Yala u fajësuan për 'ushqyerjen e paligjshme'.

Elefantët mund të sulmojnë kamionët në kërkim të ushqimit nëse mësohen të marrin ushqime nga turistët.

Shri Lanka vlerësohet të jetë shtëpia e rreth 5,800 elefantëve dhe konflikti midis njerëzve dhe kafshëve mendohet të jetë në rritje. Për ta parë videon klikoni këtu. /Telegrafi/