Elbenita Kajtazi thotë se debutimi në operën e Vjenës ka qenë një ëndërr për të, e përjetoi ndryshe pasi po pret të bëhet nënë për herë të parë

Sopranoja e njohur shqiptare, Elbenita Kajtazi, ka bërë debutimin në operën e Vjenës dhe për të siç e përshkruan ishte një ëndërr.
Ajo ka bërë një reagim në rrjete sociale duke falënderuar të gjithë për përkrahje, teksa për të ka qenë një nga mbrëmjet më të paharrueshme.
E veç të tjerash, bukuroshja nga Mitrovica e përjetoi edhe më ndryshe, pasi po pret që të bëhet nënë për herë të parë.
Reagimi i plotë në Facebook (pa ndërhyrje):“Të dashur miq, dua të ju falënderoj nga zemra për përkrahjen tuaj gjatë këtyre ditëve të fundit. Debutimi im në operën e Vjenës ishte një ëndërr, një emocion që nuk e përshkruaj dot, një rrahje zemre që në ato 5 sekondat e parë kur futesh në skenë gati sa ta zë frymën, por unë kam dy zemra që rrahin mbrenda meje, ajo e vogla e picirrukut tim më jep forcë e më inspiron të ja dal në çdo sfidë që kam pasur deri tani. Mbrëmjen e 28 tetorit e bënë edhe më të bukur miqt nga Kosova, Albinoti, Flaka, Vjollca e shumë shqiptarë të tjerë që edhe kishin udhëtuar nga vende të ndryshme për të më duartrokitur në këtë moment kaq të rëndësishëm. Një falemnderim I veçant shkon për Ministrin e Kulturës Hajrulla Çeku dhe deputeten Tinka Kurti që më nderuan me pranin e tyre. Ndjehem me fat që një debputim kaq të rëndësishëm e realizova përkrah tenorit tonë të mirënjohur Saimir Pirgu, e falënderoj nga zemra që në çdo moment të shfaqjes ishte mbështetje e imja, duke më shtrënguar dorën e duke më pëshpëritur në vesh që gjithçka po shkon për mrekulli. Mbrëmjen na e zbukuroi maestro Placido Domingo, një befasi shumë e veçant kur erdhi gjatë pushimit mes akteve tek dera e dhomës për të më uruar për pjesën ne parë dhe prap në fund për të më thënë që ishte shumë I knaqur me shfaqjen dhe paraqitjen tonë deri në fund. E një falemnderim I veçant shkon për gjysmen time Ardianin I cili nuk ma lëshoi dorën asnjëherë gjatë këtyre gati 16 vite që jemi bashkë. Ju uroj gjitha të mirat nga zemra”. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































