LAJMI I FUNDIT:

Ekzistojnë pesë lloje të depresionit – dhe secili ka simptoma të ndryshme, zbulojnë ekspertët

Ekzistojnë pesë lloje të depresionit – dhe secili ka simptoma të ndryshme, zbulojnë ekspertët

Nën-tipe të ndryshëm të depresionit do t’i përgjigjen në mënyra të ndryshme trajtimit – duke sugjeruar që një qasje e njëjtë për të gjithë shëndetin mendor mund të jetë kundër produktive.

Ekspertët në Universitetin e Sheffield analizuan të dhënat nga 8,000 pacientë në NHS të cilët po merrnin terapi njohëse të sjelljes (CBT).

Gjetjet e tyre, të botuara në Depression & Anxiety tregojnë se ekzistojnë pesë lloje të depresionit.

Pesë llojet janë: i butë, i rëndë, njohës-afektiv, somatik dhe tipik.

Përmes analizave të mëtejshme, ekspertët zbuluan se lloje të ndryshme i përgjigjeshin ndryshe trajtimit. Ata me tipin afektiv njohës kishin më shumë të ngjarë të shfaqeshin në seanca dhe progres në krahasim me llojet somatike.

Njerëzit që vuajnë me nën-tipin tipik kishin më shumë të ngjarë të braktisnin trajtimin sesa ata me nën-tipe njohëse-afektive dhe somatike, shkruan The Sun.

Autorja kryesor e punimit, Dr Melanie Simmonds-Buckley tha: “Duke pasur parasysh se sa i ndryshëm mund të jetë depresioni nga një person te tjetri, një trajtim që funksionon për një person mund të mos funksionojë aq mirë për një tjetër. Gjetjet tona kanë ndihmuar në identifikimin se si profilet e simptomave mund të grupohen në nën-tipe të përsëritshme të depresionit, duke treguar se jo të gjithë pacientët i përgjigjen trajtimit në të njëjtën mënyrë”.

“Tani duam të kuptojmë se cilat trajtime të tjera në dispozicion funksionojnë më mirë për pacientët me secilin nën-tip depresioni për t’i ndihmuar ata të kenë trajtimin më të përshtatshëm”, përfundoi ajo. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori