LAJMI I FUNDIT:

Ekstradimi nga Londra, të dyshuarit Edmond Haxhia dhe anglezët kërkojnë liri me kusht

Ekstradimi nga Londra, të dyshuarit Edmond Haxhia dhe anglezët kërkojnë liri me kusht

Në Londër prej pak momentesh ka nisur seanca e dytë gjyqësore nga ku po shqyrtohet kërkesa e shtetit shqiptarë për ekstradimin e katër personave, nën dyshimin e përfshirjes në vrasjen e Ardian Nikulajt.

Përpara gjykatësit të specializuar për ekstradimet Michael Snow, kanë dalë Edmond Haxhia, Steven Hunt, Thomas Mithan dhe Harriet Bridgeman.

Gazetari i Top Channe, Muhamed Veliu i cili është duke e ndjekur këtë seancë gjyqësore, raporton se prokurorja Zoe Lash është ajo e cila përfaqëson shtetin shqiptar kërkues i ekstradimit.


Ekzekutimi i Nikulajt po përgatitej prej dy vjetësh, zbardhen detaje të reja
Lexo po ashtu Ekzekutimi i Nikulajt po përgatitej prej dy vjetësh, zbardhen detaje të reja

Përmes avokatëve të katër të arrestuarit kanë depozituar kërkesat për lirim me kusht kundrejt bllokimit të pasaportës, monitorimit elektronik, paraqitjes çdo javë në një stacion policie dhe garancive pasurore.

Të katra këto kërkesat janë kundërshtuar prej përfaqësueses së Shqipërisë, Zoe Lash.

Në orët në vijim gjykatësi Michael Snow pritet të japë vendimin për pranimin ose jo të ndryshimit të masës së sigurisë nga arrest me burg në liri me kusht.

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Lajme
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Drejtësi
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori