Ekspozita përkujtimore “Kolec Topalli (1938–2018)” vjen si një homazh kushtuar akademikut, gjuhëtarit dhe studiuesit, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.
Kjo ekspozitë me veprat e studimet e tij vjen për publikun e gjerë dhe lexuesit e Bibliotekës Kombëtare t; Shqip;ris; si një vëmendje e veçantë kushtuar kontributit dhe personalitetit të tij të jashtëzakonshëm shkencor të akademik.
Duke lënë pas një trashëgimi të vyer në kulturën shqiptare, akademik Kolec Topalli është autor i shumë vepra të rëndësishme studimore mbi gjuhën shqipe, monografi, përmbledhje studimesh dhe vepra kolektive si “Theksi në gjuhën shqipe” (1995); “Për historinë e hundorësisë së zanoreve në gjuhën shqipe” (1996); “Zhvillimi historik i diftongjeve të shqipes”(1998); “Shndërrime historike në sistemin zanor të gjuhës shqipe” (2000); “Fonetika historike e gjuhës shqipe” (2007); “Sonantet e gjuhës shqipe” (2001); “Mbylltoret e gjuhës shqipe” (2002); “Fërkimoret e afrikatet e gjuhës shqipe” (2003); “Dukuritë fonetike të sistemin bashtingëllor të gjuhës shqipe” (2004); “Bazat e fonetikës historike të gjuhës shqipe” (2005); “Ricerche sulla storia dell’accento in Albanese” (2007); “Evolucioni historik i përemrave të shqipes” (2008); “Sistemi rasor i emrave të shqipes” (2009); “Nyjat e shqipes” (2009); “Sistemi foljor i gjuhës shqipe” (2010); “Gramatikë historike e gjuhës shqipe” (2011); “Bazat e gramatikës historike të gjuhës shqipe” (2011) si dhe botimi i tij më i fundit “Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe” botuar në vitin 2017).
Ai gjithashtu ka qenë edhe redaktor dhe recensues i një sërë veprash të rëndësishme studimore si “Fjalor fjalësh të rralla të gjuhës shqipe” i Benedikt Demës; “Vepra të zgjedhura” të Selman Rizës; “Shqipja në etapën e sotme: politikat e përmirësimit dhe të pasurimit të standardit: aktet e konferencës shkencore, Durrës, 15-17 dhjetor 2010”; “Marrëdhëniet gjuhësore shqiptaro-serbe” i studiueses Anila Omari; “Fonetikë akustike: analizë e sistemit fonologjik” i Aljula Jubanit; “Komisia letrare shqipe në Shkodër (1916-1918) dhe Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip (1879), Shoqëria “Bashkimi” (1899), Shoqëria “Agimi” (1901)” dhe “Shekulli i Komisisë Letrare Shqipe në Shkodër: (1916-1918): 100 vjet të rrugëtimit të saj” të autorit Tomor Osmani; etj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
Aktori Abdurrahman Shala - eprori i dikurshëm i një burgu në Prishtinë, që ndali vrasjet e shqiptarëve!
Dhjetë vjet vetmi: Bota letrare, një dekadë pa Marquezin
Karnavalet, origjina dhe domethënia
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën