LAJMI I FUNDIT:

Ekspozitë në Galerinë e Arteve në Tiranë, për izolimin komunist në Gjermaninë Lindore

Ekspozitë në Galerinë e Arteve në Tiranë, për izolimin komunist në Gjermaninë Lindore

Ekspozita “Kolazhe dhe Edicione”, sjell për herë të parë në Ballkan koleksionin e artistes gjermane Ruth Wolf-Rehfeldt. Koleksioni i ekspozuar në Galerinë Kombëtare në Tiranë pasqyron izolimin nga mbikëqyrja e rreptë e regjimit nën të cilin jetonte artistja.

Kuratori i ekspozitës, Sven Spieker, thotë se Ruth përdorte makinën e shkrimit në vend të duarve të saj për të prodhuar imazhe të ndryshme në zinkografi.


“Ruth zgjodhi këtë mënyrë si një përgjigje ndaj situatës dhe kufizimeve që ajo përjetonte si artiste në Gjermaninë Lindore, gjatë viteve 1970”, thotë ai dhe shton se me arkitekten Johana Meyer-Grohbruegge e konceptuan ekspozitën si një hapësirë ku punët shfaqen në 24 vitrina.

Ekspozita mundësohet nga Ambasada Gjermane, në kuadër të “Tetorit gjerman”. Ajo do të jetë e hapur deri më 12 janar 2019.