LAJMI I FUNDIT:

Ekspozita personale e Agron Mulliqit, me mbi 45 portrete

Ekspozita personale e Agron Mulliqit, me mbi 45 portrete

Mbi 45 punime kanë  zënë hapësirat e “Hanit të 2 Robertëve”, duke e kthyer këtë restorant në një vend magjepsës. Kjo ekspozitë është puna pesë vjeçare e artistit Agron Mulliqi.

Kuratori  i kësaj ekspozite, Carl Hammerdorfer, ka thënë se Mulliqin e sheh si një përfaqësues të denjë të kulturës ballkanase, ndërsa thekson praninë që kanë gratë në punimet e tij.


“Është nder që t’i them disa fjalë për shokun tim Agron Mulliqin të cilin e kam takuar dhjetë vjet më parë. Tash shumë shpesh kaloj kohë me Agronin, në atelienë e tij, sepse është një koleksion i mrekullueshëm i eksperiencave të tij. Sonte këtu janë tri cikle. Agroni fillon ta pikturojë një cikël dhe pastaj ndalon së pikturuari atë dhe fillon me diçka krejt ndryshe, në kërkim të inspirimit. Kjo gjë ndonjëherë i merr më shumë se dy muaj”, ka thënë Hammerdorfer.

Autori i këtyre pikturave, Agron Mulliqi, ka thënë se kjo ekspozitë vjen pas një viti, qëkur punimet e tij ishin prezantuar në Muzeun e Kosovës.

“Ideja e ekspozitës është e Meritës, pronares së ‘Hanit të 2 Robertëve’. Pasi ndryshoi vendin e lokalit, kërkoi një ekspozitë. Numri i pikturave të ekspozuar është mbi 45. Është vështirë të mbijetosh nga arti”, shprehet artisti Agron Mulliqi.

Të pranishëm në këtë ekspozitë ishin numër i madh i artdashësve. Vjosa Kotori thënë se ajo është adhuruese e punës së Agronit dhe se e përcjell në çdo ekspozitë të tij. Ndërkaq, artisti i fotografisë, Fahredin Spahija, i cili ishte i pranishëm në këtë ekspozitë, ka thënë se Mulliqi ka një teknikë ndryshe nga të tjerët.

“Agroni cilësohet për një figuracion shumë të fuqishëm. Punët e tij duken si një vizitë nëpër ëndrra. Brenda pikturës së tij ka aq shumë informacione sa që nuk mundesh me kaluar aq lehtë nga piktura në pikturë”, deklaroi Spahija.

Ekspozita personale e Agron Mulliqit, është shitëse dhe do të qëndrojë e hapur përgjatë një muaji. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Ekspozita personale e Agron Mulliqit, ekspozohen mbi 45 portrete

Ekspozita personale e Agron Mulliqit, ekspozohen mbi 45 portrete

Publiée par RTV Dukagjini sur Jeudi 1 novembre 2018