LAJMI I FUNDIT:

Ekspozita “1 në 1000”

Ekspozita “1 në 1000”

Ekspozita “1 në 1000” është projekt i realizuar nga studentët e të gjitha degëve të departamentit të arteve figurative, nga programi master. Ideja e këtij projekti është zhvilluar gjatë ligjëratave të lëndës “Zhvillimi dhe menaxhimi i ideve dhe koncepteve kreative” dhe takimeve të vazhdueshme.

Ky projekt ka për qëllim të mbledh bazë materiale për realizimin e bibliotekës në kuadër të Fakultetit të Arteve, duke inkuadruar edhe fushat tjera në lidhje me artin.


Ekspozita “1 në 1000” është përmbledhje e njëmijë punimeve me format 11x11cm të cilat do të ekspozohen në Galerinë Kombëtarë të Kosovës, Prishtinë.

Këto punime janë nga artistë vendorë dhe ndërkombëtarë, e po ashtu nga profesorë të Fakultetit të Arteve, të cilat do të jenë në shitje me një çmim modest prej 10 eurove për punim.

Punimet shiten para realizimit të ekspozitës, ku secili blerës do të bëjë zgjedhjen e një numrin: nga 1 deri në 1000, me punim anonim. Blerësit vetëm në ekspozitë do ta kuptojnë se cilat punime të cilit artist janë.

Në ekspozitë do keni rastin të shikoni njëmijë piktura si një të vetme nga të cilat një pjesë e saj do të jetë e juaja. Çdo blerës është kontribuues direkt i realizimit të bibliotekës në Fakultetin e Arteve.

Për detaje, klikoni: KËTU.