LAJMI I FUNDIT:

Eksporti simbolik i Kosovës

Eksporti simbolik i Kosovës

Eksporti në Kosovë vazhdon të jetë simbolik krahasuar me importin. Vitin e kaluar Kosova ka eksportuar rreth 280 milionë euro, ndërsa ka importuar mallra 2.7 miliardë euro.

Njohësit e çështjeve ekonomike vlerësojnë se për t’u rritur eksporti në vend, përveç përkrahjes institucionale, nevojitet edhe rritja e nacionalizmit ekonomik

Kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, thotë se miratimi i ligjit për tregti të brendshme do të mundësonte përafrimin e eksport-importit.

Megjithatë, eksportimi i mbeturinave të metaleve tash e sa vjet prinë në listën e eksporteve kosovare. Këtë e ka konfirmuar për televizionin publik zëdhënësi i Doganës së Kosovës Adritaik Stavileci