LAJMI I FUNDIT:

Eksporti në Maqedoni shënon rritje prej 11,6 për qind

Eksporti në Maqedoni shënon rritje prej 11,6 për qind
Foto: Ilustrim

Eksporti në periudhën janar-korrik të vitit 2017 ka shënuar rritje prej 11,6 për qind, shpalli sot Enti shtetëror për statistika.

Sipas të dhënave të shpallura, vlera e eksportit është 3.045.862.000 dollarë, ndërsa importi, ka shënuar rritje prej 8 për qind dhe vlera e sendeve të importuara arrin 4.133.355.000 dollarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Deficiti tregtar në këtë periudhë është 1.087.493.000 dollarë.

Mbulesa e importit me eksportin, ne periudhën janar-korrik të këtij viti është 73,5 për qind.

Më së shumti janë eksportuar katalizatorët e mbajtësve të metaleve fisnike ose legura të tyre, komplete të prodhimeve për djegie dhe të ngjashme, për automjete, aeroplanë ose anije, feronikeli dhe rrobat. Në import më së shumti regjistrohet platina dhe legurat e platinës, të papërpunuara ose në formë pluhuri, vajrat e naftës dhe vajrat e përfituara nga minerale bitumenoze, metalet tjera të grupit të platinës dhe legura të tyre dhe energji elektrike.

Në periudhën janar-korrik të vitit 2017, sipas përmasave të përgjithshme të shkëmbimit të jashtëm tregtar, Republika e Maqedonisë më së shumti ka realizuar tregti me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori