LAJMI I FUNDIT:

Eksporti i Kosovës në qershor vetëm 68,5 milionë euro, importi 467,3 milionë euro

Eksporti i Kosovës në qershor vetëm 68,5 milionë euro, importi 467,3 milionë euro

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin qershor 2023.

Sipas ASK-së, deficit tregtar është më i ulët për 4,6% në muajin qershor 2023, krahasuar me qershorin e vitit 2022.


“Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për 4,6% në muajin qershor 2023, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2022, gjegjësisht në vlerë prej 398,8 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 418,1 milionë euro në vitin 2022. Eksporti mbulon importin me 14,7. Eksporti i mallrave në muajin qershor 2023 kishte vlerën 68,5 milionë euro, ndërsa importi 467,3 milionë euro, që është një rënie prej (-8,1% për eksport dhe (-5,2%) për import, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Eksportet sipas sektorëve të grupeve kryesore

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 21,1% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 16,3% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 14,4% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 10,1% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani etj.

Importet sipas sektorëve të grupeve kryesore

Sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 13,4% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 13,2% e përbëjnë produktet minerale; 11,5% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 10,4% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 10,2% e përbëjnë mjetet e transportit, etj.

Eksportet dhe Importet e Kosovës me vendet e BE-së

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 22,8 milion euro, ose rreth 33,4% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-4,9%). Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (12,7%), Italia (4,0%), Holanda (3,3%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 199,6 milion euro, ose 42,7% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 3,7%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (13,3%), Italia (5,7%), Greqia (4,4%), etj.

Eksportet dhe Importet e Kosovës me vendet e CEFTA-s

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 27,9 milion euro, ose 40,7% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-1,1%). Partner kryesor për eksport nga vendet e CEFTA-së ishin: Shqipëria (14,4%), Maqedonia e Veriut (14,4%), Mali i Zi (5,3%), Serbia (5,1%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin qershor 2023, arritën në 72,4 milion euro, ose 15,5% e importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-22,0%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (5,3%), Maqedonia e Veriut (5,3%), Serbia (2,8%).

Eksportet dhe Importet e Kosovës me vendet e tjera

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 17,7 milion euro, ose 25,9%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: SHBA (10,2%) dhe Zvicra (9,9%).

Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 195,3 milion euro, ose 41,8%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Turqia (14,5%) dhe Kina (10,3%). /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori