LAJMI I FUNDIT:

Eksperti i komunikacionit Bekim Ahmeti: Ligji flet qartë, shoferi nuk mund të ngasë mjetin më shumë se 50 orë në javë

Eksperti i komunikacionit Bekim Ahmeti: Ligji flet qartë, shoferi nuk mund të ngasë mjetin më shumë se 50 orë në javë

Dhjetë veta humbën jetën dhe mbi 40 të tjerë mbetën të plagosur nga pasojat e një aksidenti në Kroaci.

Autoritetet kroate thanë se një autobus me targa të Kosovës që ishte në një rrugëtim të rregullt nga Gjermania për në Prishtinë doli nga autostrada ndërmjet Zagrebit dhe kufirit të Serbisë të dielën në mëngjes afër Slavonski Brodit.


Eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti thotë se aksidenti në Kroaci ka ndodhur në një kohë që është shumë e rrezikshme për vozitje, siç është ora 6:00.

Ai ka sqaruar legjislacionin aktual që ka Kosova, se sa orë mund të vozisë një shofer.

“Ligji për transportin rrugor flet shumë qartë. Një shofer ka të drejtë të ngasë automjetin për katër orë e gjysmë, pastaj 45 minuta duhet të ketë pushim, pastaj edhe katër orë e gjysmë tjera mund të vozisë e më pas duhet të ketë 9 orë pushim. Pra është një situatë ku nuk mund të kalojë dhjetë orëshin”, tha Ahmeti në RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.

Ahmeti thotë se 10-orëshi i ngasjes mund të tejkalohet vetëm dy herë brenda javës.

“Thënë ndryshe, brenda javës nuk lejohet më shumë se 50 orë ngasje të mjetit”.

Eksperti kroat i komunikacionit: Dy shoferë në një rrugë kaq të gjatë janë shumë pak
Lexo po ashtu Eksperti kroat i komunikacionit: Dy shoferë në një rrugë kaq të gjatë janë shumë pak

Eksperti i Komunikacionit thotë se në rastin e tragjedisë në Kroaci si masë preventive do të duhej të ishte edhe shoferi i tretë.

“Megjithatë gjumi nuk mund të kontrollohet”.

Ahmeti thotë se në Kosovë ka masa të ulta preventive në raport me parandalimin e aksidenteve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori