LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët thonë se krahasimi i Kosovës me Donbasin nga Elon Musk ishte i pavend

Ekspertët thonë se krahasimi i Kosovës me Donbasin nga Elon Musk ishte i pavend
Elon Musk

Pavarësia e Kosovës nga miliarderi Elon Musk po merret si shembull që duhet ndjekur në Krime e Donbas, rajone të pushtuara nga Rusia që po tenton t’i përvetësojë me referendume. Ekspertët e politikës ndërkombëtare thonë se pavarësia e Kosovës nuk krahasohet me asnjë rast e specifikisht me Ukrainën, dëshmi për të cilën është edhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë më 2010.

Është më i pasuri në botë, e ideator i makinës elektrike. Megjithatë Elon Musk po provon aftësitë e tij edhe në politikë.


Në llogarinë e tij në “Twitter”, po mundohet t’i japë përgjigje problemit që nuk po e zgjidhë bota, luftës në Ukrainë.

Qytetarët e Donbasit e Krimesë sipas pronarit të “Tesla-s” duhet të vendosin përmes referendumit, nëse duan të jenë pjesë e Rusisë apo Ukrainës.

Kur flet për referendumin, Elon Musk e përmend Republikën e Kosovës, si shembull që duhet ndjekur.

Në aspektin politik njohësit e politikës ndërkombëtare thonë se Kosova nuk ka ngjashmëri me situatën në Ukrainë. Analisti Gazmir Raci thotë se shtetësia e Kosovës nuk mund të diskutohet e as të kontestohet.

“Kosova e ka ndjekur rrugën e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe suksesionit që ka ndodhur në kuadër të ish-Federatës Jugosllave. Është shembulli që është bërë më herët nga Sllovenia, Kroacia, Bonsje & Hercegovina etj. Kosova ka qenë me status të dyfishtë në kuadër të ish-Federatës Jugosllave dhe mbi të gjitha mbi popullin shqiptarë të Kosovës është ushtruar gjenocid, spastrim dhunë e terror dhe nuk ka pasur arsye të qëndrohet në një Federatë të tillë”, ka thënë Gazmir Raci, opinionist.

Përpos karakterit historik e politik, Raci thotë se e drejta e Kosovës për shtet është vulosur më 22 korrik 2010.

“Përgjigjen për rastin e Kosovës Rusia e ka në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ai mendim e ka qartësua qartë shpalljen e Pavarësisë që ka qenë e justifikueshme në bazë të rezolutës 1244”, ka theksuar ai.

Përkundër se nuk përputhet me realitetin në Kosovë, ekspertët e marketingut digjital thonë se nuk duhet të injorohet ndikimi që ka Elon Musk.

“Twitter si platformë tash e një kohë përdoret për diplomaci digjitale. Madje kjo fushë është edhe pjesë e studimeve specifikisht për twitterin. Personat si Elon Musk që gjenerojnë përmbajtje gjatë gjithë kohës përmbajtje në rrjetet sociale kanë tendencë ndikim të jashtëzakonshëm në audiencë.Edhe pse nuk kanë kurrfarë lidhje me ato profesione kanë mbërri me e pas një efekt të jashtëzakonshëm te audienca kështu që këta persona kanë ndikim të jashtëzakonshëm te audienca e tyre”, ka thënë Benjamin Kolenoviq, Ekspert i marketingut digjital.

Eksperti i marketingut digjital thotë se deklarata e Elon Musk nuk duhet të mbetet pa përgjigje.

“Për zhvillimin e një strategjie gjithëpërfshirëse për reklamim në rrjete sociale të Kosovës për marketing e tjera duhet një auditim i thellë i prezencës. Nevojitet një ballafaqim me diplomacinë negative që po zhvillohet prej shteti fqinj. Pastaj duhet një mobilizim gjithëpërfshirës në hartimin e një strategjie të prezencës së Kosovës më së pari në google e pastaj në imazhin e saj në rrjetet sociale”, ka thënë Benjamin Kolenović, ekspert i marketingut digjital.

Tendenca për ta lidhur rastin e Kosovës me rajonet e pushtuara ukrainase ka pasur edhe nga presidenti rus. Pretendime që para dy ditësh u kundërshtuan edhe nga diplomati amerikan, Christopher Hill./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori