LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët: Shumica t’ia tregojë vendin pakicës

Ekspertët: Shumica t’ia tregojë vendin pakicës

Që nga viti 2012 kur opozita e atëhershme maqedonase u përjashtua me dhunë nga sigurimi i Parlamentit, kriza politike vazhdon edhe përskaj asaj se u organizuan zgjedhje parlamentare në dhjetor të vitit të kaluar. Ekspertët juridik dhe njohësit e rrethanave politike i sugjerojnë shumicës parlamentare të mbledhë forcat dhe të zgjedhin kryeparlamnetarin dhe Qeverinë, shkruan gazeta KOHA. Sipas ekspertit juridik Osman Kadriu, shumica parlamentare duhet të mblidhet vetë që të zgjedh kryetarin e Parlamentit dhe Qeverinë, duke u mbështetur në atë se Parlamenti është organi më i lartë që i zgjedhë dhe i kontrollon organet tjera shtetërore.

Por nga ana tjetër, analisti politik Denko Maleski, thotë se presidenti Gjorge Ivanov duhet të jep dorëheqje dhe përmes një presioni të fortë ndërkombëtar të bëhet e mundur formimi i Qeverisë së re. Kadriu thotë se kriza politike muajve të fundit është brengosëse pasi, sipas tij, ajo njëkohësisht është edhe krizës kushtetuese, juridike dhe krizë morale. “Maqedonia ka tre vite që është në krizë politike, duke u shndërruar gradualisht në krizë shtetërore. Njëkohësisht kemi krizës kushtetuese, krizës juridike dhe krizës morale, ndërsa muajve të fundit kriza mori një përpjesëtim brengosës.


Krizë juridike kemi pasi që organet gjyqësore nuk i zbërthejnë deri në fund veprat penale, ndërsa krizë kushtetuese kemi pasi që Presidenti me pa të drejtë lëshohet në pushtet diskrecional, megjithëse është i obliguar t’ia jap mandatin partisë ose koalicionit që ka siguruar shumicë, e kjo shumica aktualisht në Parlament ka jo 61, por 67 deputetë”, thotë për Koha, Osman Kadriu. Ai është kritik ndaj presidentit Gjorge Ivanov, ndërsa thekson se duhet të shtohet presioni përmes protestave kundër tij, por dhe presioni nga SHBA-së dhe BE.

Si njohës shumëvjeçar i zhvillimeve politike dhe në cilësinë e ekspertit juridik, Kadriu është i mendimit se shumica parlamentare duhet të mblidhet vetë për të zgjedhur Komisionin për zgjedhje dhe emërime, kryetarin e Parlamentit dhe më pas, siç shton ai, shumica të zgjedh edhe Qeverinë, pa pritur mandatin nga Presidenti.

Ndërkaq, për analistin politik Denko Maleski, zgjatja e krizës politike vjen për shkak se klasa politike në vend, nuk ka kapacitet ta zgjidhë atë pa ndihmën e faktorit ndërkombëtarë. Ai është pesimist se mund të vjen deri tek zgjidhja e krizës politike, ndërsa zgjidhjen e sheh tek një dorëheqje eventuale të Presidentit, që të kemi më pas zgjedhje presidenciale bashkë më zgjedhje lokale. Por para se të ndodhë kjo, Maleski thotë për KOHA se faktori ndërkombëtare duhet të bëjë presion të fortë që të kemi Qeveri të re. Sa i përket procesit pas zgjedhjeve lokale, ai thotë se kursi evropian i Qeverisë re do të varet edhe nga ajo nëse partitë në pushtet i fitojë zgjedhjet lokale.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori