Situata në Kosovë mbetet peng i ambicieve për pushtet të disa forcave politive, ose i mungesës së kurajos për të dalë me vendime të vështira politike nga forca të tjera. Në këtë përfundim arrijnë dy njohës të çështjeve në Ballkanit, Daniel Serwer i Institutit Amerikan të Paqes dhe James Hooper, aktualisht këshilltar për zgjidhjen e konfliktit në Siri.
Analistët për Zërin e Amerikës, edicioni në gjuhën serbe, folën mbi zhvillimet kryesore politike në Ballkan, ku u ndalën edhe te situata në Kosovë.
“Situata politike në Kosovë është dominuar këto kohë nga veprimet e dy faktorëve të brendshëm, që po i bëjnë sfidë kushtetutës së vendit”, shprehet analisti Daniel Serwer.
“Njëri është një grup i popullsisë serbe që nuk e pranon Kushtetutën e shtetit, veçanërisht në veri. Forca tjetër është Vetëvendosja që do bashkimin me Shqipërinë. Dhe është shumë e vështirë të përballesh me të, sepse nuk ka hezituar të përdorë dhunën për të arritur synimet e veta, madje edhe brenda parlamentit dhe kjo për mua është shumë përtej asaj që duhet të lejohet në një shoqëri demokratike”.
Analisti James Hooper, ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit, shpreh zhgënjim të thellë me mënyrën si po zhvillohet politika në Kosovë.
“Me sa rezulton, në Kosovë ka shumë pak udhëheqës me vizion. Mendoj se zoti Thaçi e ka treguar se është udhëheqës i mirë dhe e ka treguar se është serioz për të luajtur një rol kontruktiv në rajon. Ai është shumë elastik dhe konstruktiv. Shumë pak veta e pëlqejnë zotin Thaçi në Kosovë”
Marrëveshja për shënjimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi, në pikëpamjen e analistit Hooper, ishte një rezultat i një pune të përciptë e të pamenduar mirë nga ana e politikanëve të Kosovës, që ka sjellë një ngërç të rrezikshëm politik.
“Ata negociuan një marrëveshje për kufirin me Malin e Zi. Nuk jam ekspert për këtë çështje, nuk jam jurist, por nuk mendoj se i kanë trajtuar këto negociata me seriozitetin që kërkonin dhe ndoshta e morën pak lehtë dhe si përfundim patën një rezultat që nuk e shisnin dot në Kosovë. Opozita e ka bërë absolutisht të qartë se është e gatshme të bëjë çdo gjë për ta bllokuar”, tha Hooper.
“Vetëvendosje është një nga forcat që po ushqejnë një radikalizëm të rrezikshëm në Ballkan. Kjo është një situatë e rrezikshme pasi ringjall fytyrën e shëmtuar të nacionalizmit në rajon. Aktualisht ekziston ky nacionalizëm meskin, kjo mendësi provinciale nga opozita, që shprehet përmes akteve lidhur me marrëveshjen për kufirin”, tha ai.
Zgjidhja, për analistin veteran, do të ishte dërgimi i çështjes në Komisionin e Venecias, i cili të marrë një vendim që të pranohet si zgjidhje edhe pas votës në Parlamentin e Kosovës, jo thjesht nga deputetët, por nga mbarë popullata dhe gradualisht kjo çëshje të zhduket nga vëmendja politike.
Për sa i përket temës së asocacionit të komunave serbe, analisti Daniel Serwer mendon se kjo situatë e vështirë është trashëguar nga marrëveshja e Ahtisarit.
“Është pjesa më e dobët e marrëveshjes Ahtisaari dhe duhet të mos harrojmë se ajo marrëveshje u arrit nën premisën e njohjes ndërkombëtare të Kosovës, përfshirë nga Beogradi, gjë që nuk u bë”, tha ai.
Serwer thotë se tani është momenti që Beogradi të njohë Kosovën. Kjo njohje mund të mos vijë në formën e shkëmbimeve të ambasadorëve dhe hapjes së përfaqësive diplomatike, por Beogradi mund të marrë hapin e parë duke pranuar anëtarësimin e Kosovës në OKB:
“Ky do të ishte një hap përpara dhe mendoj se do ta zbuste shqetësimin në Kosovë, lidhur me qëllimet e Serbisë. Kjo ka rëndësi sepse do t’i hapte rrugën funksionimit të asociacionit të komunave serbe”, tha ai.
Serwer e pranon se ky është një hap i vështirë dhe me kosto politike për udhëheqësit serbë, por ai shton se është gjithashtu një hap i pashmangshëm, pasi pa njohjen e Kosovës, Serbia nuk mund të aderojë në Bashkimin Evropian.
Ai shpreson se udhëheqja serbe do të tregohet largpamëse dhe do ta shfrytëzojë këtë mundësi politike.
“Koha për të rënë dakord është sot dhe jo më vonë”, tha Serwer.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën