LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët garanci për vaksinat, efektet anësore serioze pas vaksinimeve janë ende një përjashtim absolut

Ekspertët garanci për vaksinat, efektet anësore serioze pas vaksinimeve janë ende një përjashtim absolut

Efektet anësore serioze pas vaksinimeve kundër koronavirusit janë ende një përjashtim absolut. Pas pothuajse nëntë milionë vaksinimesh, Instituti Paul Ehrlich (PEI), përgjegjës për sigurinë e vaksinave në Gjermani, përmendi një kuotë prej vetëm 0.3 problemesh të rënda për 1000 doza vaksinash.

Vaksinimet janë “një masë efektive për të frenuar pandeminë e Coronas dhe për të mbrojtur veten nga virusi i Coronas”, thotë raporti i fundit i sigurisë. Sipas Institutit Robert Koch, deri në 12 Mars në Gjermani u injektuan 8.8 milionë vaksina: rreth shtatë milionë me BioNTech/Pfizer, pothuajse 300.000 me Moderna dhe 1.5 milion me AstraZeneca. 19 mije herë u raportuan efekte anësore të dyshuara ose komplikacione pas vaksinimit.


Reaksione serioze anësore janë raportuar 2.287 herë. Efektet anësore cilësohen serioze, sipas Institutit Paul Ehrlich në ato raste “në të cilat njerëzit mjekohen në spital ose kur reaksionet janë klasifikuar si të rëndësishme mjekësore”. 1728 prej këtyre rasteve kishin të bënin me BioNTech/Pfizer, 113 me Modernan dhe 352 me AstraZeneca.

E parë si përqindje, d.m.th. në lidhje me dozat e injektuara, më pak raste të dyshuara si serioze u raportuan pas vaksinimeve me AstraZeneca, sesa me dy vaksinat e tjera. Pas ndalimit të përkohshëm të vaksinimeve me AstraZeneca, në veçanti priteshin raporte të trombozës së venës sinusale. Sipas PEI, deri më 19 Mars u raportuan 14 raste të tilla të dyshuara. Dy paciente vdiqën.

Dy raste të tjera të dyshuara u raportuan pas vaksinimit me vaksinën BioNTech/Pfizer. Autoritetet sqaruan se studime të mëtejshme po kryen për të sqaruar lidhjen e mundshme me vaksinimin. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Kalo në kategori